Provokimet e Koresë së Veriut me raketa nukleare, ja si e ndëshkon OKB

Publikuar tek: bota, më 06:38 12-09-2017 Provokimet e Koresë së Veriut me raketa nukleare, ja si e ndëshkon OKB

 Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka votuar sanksionet më të forta ndaj Koresë së Veriut, pasi kjo e fundit kishte kryer testimin e gjashtë nuklearë.

Rezoluta e nëntë e sanksioneve u miratua unanimisht nga 15 anëtarët e këshillit. Për të marrë pëlqimin e Rusisë dhe Kinës, të cilat fillimisht kishin ngurruar që Koresë së Veriut t’i imponohen sanksione të reja, diplomatët e Kombeve të Bashkuara u kanë thënë agjencive të lajmeve se SHBA-të se kanë hedhur poshtë propozimin e tyre të mëparshëm për embargo të plotë të naftës, dhe bllokim të aseteve ndaj liderit korean, Kim Jong Un.

SHBA-të po ashtu kanë vendosur të bëjnë thirrje për zgjidhje “paqësore, diplomatike dhe politike” të gjendjes në gadishullin Korean.

Eksporti i tekstilit, është eksporti i dytë më i madh në Korenë Veriore, pas qymyrit dhe mineraleve tjera dhe si pasojë e sanksioneve, gati 80 përqind e këtij eksportit ka kaluar në Kinë, thuhet në të dhënat e Agjencisë koreane për promovimin e investimeve.

Koresë së Veriut nuk i’u ndalua krejtësisht eksporti i naftës, por rezoluta imponon shkurtim të eksportit aktual për naftën e papërpunuar, dhe shkurtim për produktet e naftës së rafinuar, prej 2 milionësh fuqi në vit, shkruan rel.

Krahas sanksioneve, Këshilli i Sigurimit ka lënë hapësirë edhe për dialog dhe diskutim me Korenë Veriore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tronditet Belgjika, kryebashkiaku gjendet i vdekur me fytin e prerë
E frikshme, krokodilët "pushtojnë" rrugët në Florida pas uraganit “Irma” (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011759996414185
array(1) { ["section"]=> string(75) "provokimet-e-korese-se-veriut-me-raketa-nukleare-ja-si-e-ndeshkon-okb-92025" }