Provokimi serb, Thaçi: Çdo kërcënimi do t’i përgjigjemi me ushtri dhe polici

Publikuar tek: rajon, më 23:38 14-03-2019 Provokimi serb, Thaçi: Çdo kërcënimi do t’i përgjigjemi me ushtri dhe polici Komandanti suprem i Forcave te Sigurise se Kosoves, presidenti Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova do t’i kundërpërgjigjet kërcënimeve të Serbisë në mënyrë të drejtëpërdrejtë.

Jam komandant suprem i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK-së). Kosova do t’i përgjigjet drejtpërdrejt çdo kërcënimi të Serbisë. Do t’i përgjigjemi me ushtri dhe polici nëse Serbia nuk ndalet me retorikën luftënxitëse’, ka thënë Thaçi.

'Do të jemi të pakompromis për mbrojtjen e integritetit dhe pavarësisë sonë'.

Thaçi ka pohuar se marrëveshja me Serbinë do të vendoset me referendum dhe beson që do të votohet nga 75 apo 80 deputetë.

Nuk besoj se ka deputet që voton kundër bashkimit  së Luginës së Preshevës me Kosovën’, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi tha për emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, se idetë për konferenca ndërkombëtare për Kosovën, apo për Unionin Ballkanik si dhe të ngjashme me to janë të rrezikshme dhe ka theksuar se nuk do të lejojë asnjëherë që këto makinacione të ndodhin.

‘Ne jemi ballafaquar me një proces të kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe nevoja e Kosovës dhe Serbisë për njohje dhe dialog. Nuk lejoj që të ndodhin konferenca ndërkombëtare për Kosovën –sepse nënkupton integrimin e Rusisë në tavolinë. Është mirë që kjo temë u ndal së diskutuari’, ka theksuar presidenti kosovar.

‘Në Prishtinë u hap edhe ideja për një Union Ballkanik. Ka qenë një ide e rrezikshme. Për ne vlen vetëm Unioni Evropian. E ardhmja jonë janë NATO dhe BE-ja. Bashkimet rajonale ballkanike janë të patolerueshme’, ka përfunduar presidenti Thaçi. 

TMK.jpeg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065178871154785
array(1) { ["section"]=> string(81) "provokimi-serb-thaci-cdo-kercenimi-do-t-i-pergjigjemi-me-ushtri-dhe-polici-156474" }