Provokoi Kosovën për Trepçën, zyrtari i kthehet ashpër Marko Gjuriçit

Publikuar tek: rajon, më 12:56 06-08-2019 Provokoi Kosovën për Trepçën, zyrtari i kthehet ashpër Marko Gjuriçit

Këshilltari i Ministrisë së Jashtme të Kosovës Jetlir Zyberaj replikoi me kreun e strukturës paralele të Kosovës dhe Metohisë Marko Gjuric, i cili e konsideroi Trepçën si “krenari kombëtare të Serbisë”.

Në një postim në rrjetin social Facebook, njeriu i afërt i Behgjet Pacollit u shpreh se “krenaria për Gjuriçin janë krimet e kryera nga ish-diktatori serb Sllobodan Millosheviç”.

“Krenaria e Marko Gjuriçit janë krimet e Millosheviçit dhe të padronëve të tij të kryera në Kosovë dhe gjetiu që kanë pasur për qëllim spastrimin e Kosovë nga shqiptarët dhe vjedhjen e pasurisë sonë.

Ju ka dështuar në 1999 dhe le t’a harrojnë atë qëllim.

Resurset kombëtare të Kosovës janë të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të këtij shteti”, shkruan Zyberaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010479211807251
array(1) { ["section"]=> string(75) "provokoi-kosoven-per-trepcen-zyrtari-i-kthehet-ashper-marko-gjuricit-174496" }