Provokon Meta, pak orë para protestës shfaqet me socialisten më kritike të Ramës: Trëndafil që spikat mes trëndafilash

Publikuar tek: aktualitet, më 13:57 25-05-2019 Provokon Meta, pak orë para protestës shfaqet me socialisten më kritike të Ramës: Trëndafil që spikat mes trëndafilash

Pak orë para fillimit të protestës së opozitës, presidenti Ilir Meta ka publikuar një foto nga Lezha me Arta Daden dhe Nikoll Lesi.

Të tre kanë pozuar mes trendafilave në një vend me gjelbërim.

'Bashkë me Nikollën dhe me një Trëndafil që spikat mes trëndafilash, në Spiten, Lezhë. 
Me Artën sot ndamë shumë kujtime dhe ide', shkruan Meta bashkëngjitur fotos.

Kujtojmë se Arta Dade është socialistja më kritike e kryeministrit Edi Rama.
Kjo foto e Metës me Daden vjen në një kohë kur vendi ndodhet në një 'ngërç' politik që pas djegies së mandateve nga opozita e bashkuar e cila ka refuzuar të futet në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Ndërkohë ditën e djeshme presidenti Meta u shpreh se është i gatshëm të rishikojë Dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore dhe të dekretojë një datë tjetër për zhvillimin e tyre.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14164614677429
array(1) { ["section"]=> string(123) "provokon-meta-pak-ore-para-protestes-shfaqet-me-socialisten-me-kritike-te-rames-trendafil-qe-spikat-mes-trendafilash-165645" }