Provokon Sonila Meço, takon në Londër biznesmenin e fuqishëm dhe paralajmëron rikthimin në Top Channel (EMISIONI I RI)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:26 06-01-2018 Provokon Sonila Meço, takon në Londër biznesmenin e fuqishëm dhe paralajmëron rikthimin në Top Channel (EMISIONI I RI)

Pas largimit të Sokol Ballës nga pozicioni i drejtorit ekzekutiv në Top Channel dhe drejtimit të emisionit politik “Top Story”, të shumtë kanë qenë emrat që janë aluduar për zëvendësimin e tij.

Ditën e djeshme është konfirmuar se në vend të tij do të shkojë Ylli Rakipi, duke lënë kështu televizionin informativ “News 24”.

Ndërkohë, së fundmi një tjetër emër po përflitet për drejtimin e emisionit “Top Story” tashmë pas largimit të Ballës.

Është gazetarja dhe moderatorja e njohur Sonila Meço ajo që aludohet të zëvendësojë Sokol Ballën në karrigen drejtuese të “Top Story”.

Vetë Sonila ka ngritur dyshime të forta se do të jetë ajo emri më i ri që do t’i shtohet stafit të Top Channel, teksa ka publikuar në facebook një foto nga një restornat në Londër. Sonila shfaqet bashkë me biznesmenin e njohur Francesko Begeti, ish-pronarin e “Agon Channel”, ku ajo ishte figura qëndrore e ekranit.

Ata pozojnë duke bërë simbolin e shqiponjës me duar, ndërsa komenti i Sonilës ka ngjallur shumë dyshime për rikthimin e saj në TCH.

“Në Londër për True Story”, shkruan Sonila Meço në postimin e saj në facebook.

Nuk dihet me saktësi ç’ka dashur të thotë konkretisht gazetarja me këtë postim, megjithatë kjo mbetet për tu parë… 

 

sonila_meco.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034024000167847
array(1) { ["section"]=> string(122) "provokon-sonila-meco-takon-ne-londer-biznesmenin-e-fuqishem-dhe-paralajmeron-rikthimin-ne-top-channel-emisioni-i-ri-105617" }