PS depoziton në Kuvend Draftin për listat e hapura, ja kur do të diskutohet (Çfarë parashikon)

Publikuar tek: politike, më 09:39 23-09-2020 PS depoziton në Kuvend Draftin për listat e hapura, ja kur do të diskutohet (Çfarë parashikon) FotoMontazh: Kryeministri Rama

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend draftin e saj për hapjen e listave, për Kodin e ri Zgjedhor.

Në ditët në vijim pritet që drafti të diskutohet në Komisionin e Ligjeve për shtesa ose ndryshime dhe më pas t’i kalojë Kuvendit më datë 1 tetor. Amendamentet e propozuara nga PS parashikojnë hapjen 100% të listave, garantimin e pjesëmarrjes së grave në jo më pak se 30%, lejohen koalicionet zgjedhore etj.

Sipas draftit të PS, që u çua nga Gjiknuri dhe në Këshillin Politik por nuk u pranua nga palët atje, lista e kandidatëve të partisë apo të koalicionit zgjedhor do të jetë 100% E HAPUR. Të gjithë kandidatët në listë i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit. Çdo zgjedhës ka të drejtën që krahas partisë apo koalicionit zgjedhor të vendosë shenjën edhe tek emri i një kandidati/kandidateje të preferuar.

Pas ndarjes së mandateve të fituara mes koalicioneve dhe/ose partive garuese jashtë koalicioneve (subjekte zgjedhore), KQZ përllogarit shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues për secilin subjekt zgjedhor (koalicion zgjedhor ose parti garuese jashtë koalicioneve).

Shpërndarja e mandateve fillon pas ri-renditjes finale të kandidatëve duke patur për bazë tre elementë: së pari, rënditjen e tyre në listën e dorëzuar paraprakisht në KQZ nga subjekti; së dyti, numrin e votave parapëlqyese të secilit kandidat; dhe së treti, numrin e votave që i janë dashur subjektit për të nxjerrë një mandat deputeti në këtë zonë zgjedhore.

Lexo edhe: Zbardhet DRAFTI I PS në Këshillin Politik

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015233039855957
array(1) { ["section"]=> string(98) "ps-depoziton-ne-kuvend-draftin-per-listat-e-hapura-ja-kur-do-te-diskutohet-cfare-parashikon-221332" }