PS dorëzoi draftin ku i jep ‘OK’ listave të hapura dhe koalicioneve, opozita bojkton mbledhjen e Këshillit Politik: Mazhoranca ka bojkotuar marrëveshjen e 14 janarit dhe të 15 qershorit

Publikuar tek: politike, më 12:57 18-09-2020 PS dorëzoi draftin ku i jep ‘OK’ listave të hapura dhe koalicioneve, opozita bojkton mbledhjen e Këshillit Politik: Mazhoranca ka bojkotuar marrëveshjen e 14 janarit dhe të 15 qershorit Ilustruese

Opozita ka bojkotuar mbledhjen e Këshillt Politik të ditës sotme.

Ajo nuk ka pranuar diskutimin për draftin e paraqitur nga PS për Reformën Zgjedhore.

Në amendamentet e propozuara nga PS parashikohet hapja 100% të listave, garantimi i pjesëmarrjes së grave në jo më pak se 30% si dhe lejohen koalicionet zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme.

Pasi kanë bojkotuar mbledhjen, përfaqësuesi i PD Oerd Bylykbashki ka thënë se i ka dorëzuar kërkesë me shkrim Gjiknurit për dakordësinë, dhe nëse nuk arrihet konsensusi, do t’i drejtohen OSBE ODHIRIT.

"Ne sot sollëm kërkesën me shkrim për dakordësitë. Ajo thotë se palët kërkojnë konsesnsus dhe nëse ajo nuk arrihet i kërkohet zgjidhje OSBE ODHIRIT. PS kërkon të ndryshojë atë që është e dakordësuar për 17 vjet. Ne kërkojmë zyrtarisht nga PS që nëpërmjet këshillit ti drejtohemi OSBE.

Presim përgjigjen zyrtare me shkrim nga përfaqësuesi i mazhorancës. Pa marrë përgjigje ekspertize nga ODHIRI nuk lëvizim.

Ne kem i bërë kërkesë zyrtare dhe presim përgjigjen e tyre.  Ne jemi gati për të vazhduar sapo zoti Gjiknuri të bijë dakord”, tha Bylykbashi.

Kurse Petrit Vasili shtoi  se "PS ka bojkotuar marrëveshjen e 14 janarit dhe të 15 qershorit".

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012469053268433
array(1) { ["section"]=> string(188) "ps-dorezoi-draftin-ku-i-jep-ok-listave-te-hapura-dhe-koalicioneve-opozita-bojkton-mbledhjen-e-keshillit-politik-mazhoranca-ka-bojkotuar-marreveshjen-e-14-janarit-dhe-te-15-qershorit-220814" }