PS dorëzon 4 padi në Kolegjin Zgjedhor, kërkon shpërndarjen e mandateve për këshillat bashkiakë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:08 12-07-2019 PS dorëzon 4 padi në Kolegjin Zgjedhor, kërkon shpërndarjen e mandateve për këshillat bashkiakë

Partia Socialiste ka dorëzuar 4 padi për bashkitë e opozitës në Kolegjin Zgjedhor për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Mësohet se PS ka paditur 4 kryetarët e bashkive të Devollit, Urës Vajgurore, Konispolit dhe Kuçovës.

Gjithashtu bëhet me dije se PS kërkon shpërndarjen e mandateve të këshillave bashkiakë, pasi Komsioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i shpërndau.

Shpërndarja e mandateve për këshillat bashkiakë bëhet nëse merr 5 vota nga KQZ, por kreu i saj Klement Zguri votoi kundër.

Pra, PS do të dërgojë në Kolegjin Zgjedhor të gjitha paditë për të certifikuar këshilltarët bashkiakë. Kryetarët e rinj të bashkive duhet të betohen para se të marrin detyrën në Këshillin Bashkiak.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028187990188599
array(1) { ["section"]=> string(101) "ps-dorezon-4-padi-ne-kolegjin-zgjedhor-kerkon-shperndarjen-e-mandateve-per-keshillat-bashkiake-171997" }