PS e Sarandës i jep fund dilemave/ Zgjidhet kryetari i ri i PS, deputeti paralajmëron përjashtime

Publikuar tek: barometri, më 08:01 06-05-2018 PS e Sarandës i jep fund dilemave/ Zgjidhet kryetari i ri i PS, deputeti paralajmëron përjashtime

Më në fund socialistët e Sarandës kanë gjetur qetësinë. Ardi Kola, do të jetë kryetari i ri I Partisë Socialiste të degës së Sarandës, duke zgjidhur përfundimisht dilemën e një konkurrimi të gjatë me shumë kandidatura, dhe jo pa përplasje.

Ditën e sotme, Ardian Kola, u zgjodh kryetar i degës së PS së qytetit bregdetar pas mbledhjes së ditës së sotme, ku i pranishëm ishte edhe deputeti i zonës Alket Hyseni, raporton Newsbomb.al. Kandidati tjetër në garë, Armando Hysi, u tërhoq nga gara pak para zgjedhjeve. Por duket se nuk ka kaluar gjithcka me tone të qeta.

Nisur nga zhvillimet e kohëve të fundit në këtë qytet, deputeti Alket Hyseni, paralajmëroi përjashtime të të gjithë atyre që punojnë kundër interesave të qytetarëve. “Ata janë një barrë për Partinë Socialiste” mësohet të ketë thënë Hyseni në mbledhje, raporton newsbomb.al. Ardi Kola, prej vitesh është angazhuar në detyra të rëndësishme në forumet e PS. Socialistët kanë zgjedhur bashkë me të, energjinë e një djali të ri të talentuar dhe që do të ketë shumë punë me unifikimin e të gjithë aktorëve të kësaj dege.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03498911857605
array(1) { ["section"]=> string(102) "ps-e-sarandes-i-jep-fund-dilemave-zgjidhet-kryetari-i-ri-i-ps-deputeti-paralajmeron-perjashtime-119659" }