PS e SHKODRËS ka vënë “drynin” që në nëntor, socialistët në alarm me humor shkodran: Mos po e delegojnë selinë në Lezhë siç bënë me drejtoritë???

Publikuar tek: aktualitet, më 13:58 06-07-2020 PS e SHKODRËS ka vënë “drynin” që në nëntor, socialistët në alarm me humor shkodran: Mos po e delegojnë selinë në Lezhë siç bënë me drejtoritë??? Në foto Valdrin Pjetri, Senida Mesi, Luan Harusha dhe Ditmir Bushati

Asnjë takim politik, asnjë zgjim për organizim për zgjedhje, e asnjë mbledhje strukturash që nga tetor nëntori i vitit 2019 kur u bënë zgjedhjet e delegatëve për në kongres, raporton newsbomb.al.

Kjo është situate e organizimit politik të Partisë Socialiste në qytetin e Shkodrës, një qytet goditur fuqishëm që pas dështimit me kandidaturën e Valdrin Pjetrit për kryetar bashkie, pasi ky i fundit rezultoi I dënuar dhe u kap nga dekriminalizimi.

Që pas shkarkimit të Ditmir Bushatit nga punët partiake në këtë qytet, nuk ka asnjë mbledhje, apo tentativë për riorganizim, raporton newsbomb.al.

Socialistët shprehen të indinjuar në rrjetet sociale e kanë filluar të flasin. Senida Mesi, nuk shkon më për organizime politike në këtë qytet, e po ashtu edhe deputeti shkodran Luan Harusha.

Kur ka mbetur dhe më pak se një vit nga organizimi i zgjedhjeve të përgjithshme, me qarkun e Shkodrës që prodhon plot 11 deputetë, socialistët duket se janë dorëzuar në këtë qark.

Sekretariati organizativ në Tiranë nuk ka deleguar ndonjë personazh politik të fuqishëm që të rikthejë besimin e socialistëve në strukturat partiake, raporton newsbomb.al.

Ndaj këta të fundit pyesin me ironi në rrjetet sociale: Mos e kanë çuar selinë e PS në Lezhë, sikur kanë bërë me çdo drejtori tjetër të këtij qyteti?

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093159675598145
array(1) { ["section"]=> string(145) "ps-e-shkodres-ka-vene-drynin-qe-ne-nentor-socialistet-ne-alarm-me-humor-shkodran-mos-po-e-delegojne-seline-ne-lezhe-sic-bene-me-drejtorite-213009" }