PS ‘frymëzohet’ nga FOTO që bëri xhiron e mediave botërore: Do fitojmë luftën për mjeranët e Shqupit

Publikuar tek: politike, më 17:41 07-04-2020 PS ‘frymëzohet’ nga FOTO që bëri xhiron e mediave botërore: Do fitojmë luftën për mjeranët e Shqupit FOTO që bëri xhiron e mediave botërore

Partia Socialiste ka reaguar për publikimin e fotos nga tregu i Kombinatit në gazetat prestigjoze amerikane“The Washington Post” dhe "The New York Times".

Përmes një postimi në ‘Facebook’, PS shprehet se ky është një vlerësim për marrjen e masave.

Sipas PS, Shqipëria do ta fitojë luftën për ata që bëjnë sikur të japin mend , teksa rrotullohen në divan.

PS thekson se mjekët dhe infermierët në front po bëjnë histori dhe po shpëtojnë çdo ditë jetë.

Kujtojmë që foto është shkrepur mëngjesin e djeshëm në Kombinat nga fotografi Florion Goga, aty ku tregu u rihap me rregulla të reja nga Bashkia e Tiranës.

Postimi i plotë:

Gazetat e rëndësishme amerikane “The Ëashington Post” dhe "The Neë York Times" vlerësuan si shembull Tiranën për vendosjen e pajisjeve dezinfektuese në hyrje të tregjeve.

Shqipëria do ta fitojë luftën dhe ata që bëjnë sikur të japin mend që s’i kanë, që shajnë e mallkojnë, teksa rrotullohen në divan e çohen vetëm për të hedhur vrerë mbi ata që punojnë, do t'i mohojnë ato që thonë sot pa u menduar e pa e kuptuar që kjo është një luftë. Kuja e paskrupullt e mjeranëve të shqupit le të vijojë. Mjekët dhe infermierët në front po bëjnë histori dhe po shpëtojnë çdo ditë jetë.

LEXO EDHE: https://www.newsbomb.al/washington-post-dhe-new-york-times-hapin-gazetat-me-foton-e-shqiptares-ja-fotografi-qe-beri-shqiperine-lajm-boteror-201749#

92421201_10157650857161693_1828053491243810816_n.jpg92338529_10157650857356693_7294792894722867200_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010313034057617
array(1) { ["section"]=> string(104) "ps-frymezohet-nga-foto-qe-beri-xhiron-e-mediave-boterore-do-fitojme-luften-per-mjeranet-e-shqupit-201764" }