PS hap fushatën, opozita proteston, ish-deputeti i PD: Më 31 maj do jemi...

Publikuar tek: aktualitet, më 10:22 26-05-2019 PS hap fushatën, opozita proteston, ish-deputeti i PD: Më 31 maj do jemi...

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu ka komentuar protestën e mbrëmshme të opozitës në Tiranë.

Shehu është fokusuar te pjesmarrja duke e konsideruar si masive dhe jashtë çdo parashikimi. Ish deputeti shkruan më tej se më 31 maj do të jenë edhe më shumë pasi sipas tij 'frika është vrarë'.

"Mire u takofshim me datë 31; do jemi me shumë se “frika është vrarë”, autokracia po fundoset", shkruan Shehu.

Kujtojmë se më 31 maj mazhoranca hap fushatën elektorale, ndërsa opozita ka caktuar protestën e radhës, por ende nuk ka komunikuar një orar.

Komenti i plotë nga Tritan Shehu:

Frika eshte vrare”!

Dje ishte nje proteste mbare popullore, qe tejkaloi mesazhet e numrat.

Ishte nga protestat me te rendesishme ne historine e demokracise sone, jo thjesht per nga dimensionet me burra e gra, djem e vajza, punonjes, studente e te pa pune, nga Tirana e gjithe Shqiperia.

Qarku i Gjirokastres ishte aty ne menyre impresionuese, mbi numrat qe priteshin dhe qe udhetuan se bashku.

Edhe te tjere Gjirokastrite, Tepelenas, Kelcyriote, Dropullinj, Libohovite, Memaljote, Permetare te ardhur individualisht, studente e banues ne Tirane a Durres ju bashkuan te pareve, duke “thyer” numrat e deklaruara e ngritur vendosmerine.

Te rinjte nga Picari, qe mbreme u ndaluan padrejtesisht nga policia nuk u lekunden deri sa u liruan e u nisen drejt vendbanimit me shoket qe i pritnin.

Kjo ishte tablloja e mbremeshme edhe per ate Qark, tabllo qe disave i shkakton “mornica”, duke u bere qesharake nga ”publikimet” e tyre.

Faleminderit te gjitheve, atyre qe erdhen dhe atyre qe na mbeshten prej andej.

Mire u takofshim me date 31; do jemi me shume se “frika eshte vrare”, autokracia po fundoset.

Me poshte keni foto vetem te nje prej grupeve te atij Qarku ne ecje drejt Bulevardit, ku u takuan te gjithe.

60917076_2381312262105758_7647094935866310656_n.jpg

60906412_2381312285439089_5241617915270135808_n.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13073587417603
array(1) { ["section"]=> string(76) "ps-hap-fushaten-opozita-proteston-ish-deputeti-i-pd-me-31-maj-do-jemi-165742" }