PS kopjon PD, nis punën në Tiranë në fillim të gushtit: S'ka pushime, të përgatitemi për 2021

Publikuar tek: politike, më 15:10 02-08-2019 PS kopjon PD, nis punën në Tiranë në fillim të gushtit: S'ka pushime, të përgatitemi për 2021

Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati, dyshja e emëruar nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama për drejtimin e qarkut të Tiranës nuk kanë vonuar t’ia nisin punës, madje duke sakrifikuar edhe pushimet e Gushtit.

Ata janë takuar sot me 24 drejtuesit e PS-së në Tiranë për të caktuar objektivat, detyrat dhe prioritetet për zgjedhjet e vitit 2021.

“Sëbashku me 24 drejtuesit e PS të njësive Tiranë zhvilluam mbledhjen tonë te parë në të cilën caktuam prioritetet , ndamë detyrat dhe vendosëm objektivat për 2021. Me ketë ekip fantastik mandati i radhës do tejkalojë cdo pritshmëri PS2021 Hapim Zemrën për JU”, shkruan Bushati në rrjetet sociale.

Një strategji e ngjashme kjo me atë të Partisë Demokratike dhe kryetarit Lulzim Basha që ka venosur të mos pushojë asnjë ditë gjatë verës.

Spiropali e Bushati u emëruan në vend të Blerina Gjylametit, të cilën Rama vendosi ta kalojë te “Partia Online”.

xgehdeghdh.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033905029296875
array(1) { ["section"]=> string(97) "ps-kopjon-pd-nis-punen-ne-tirane-ne-fillim-te-gushtit-s-ka-pushime-te-pergatitemi-per-2021-174163" }