PS në fushatë për mandatin e tretë, Gaz Paja i Portokalli ‘përvesh mëngët’ krah Elisa Spiropalit në njësinë 13 të Tiranës

Publikuar tek: politike, më 13:48 08-07-2020 PS në fushatë për mandatin e tretë, Gaz Paja i Portokalli ‘përvesh mëngët’ krah Elisa Spiropalit në njësinë 13 të Tiranës Nga takimi

 Partia Socialiste ka “ndezur” motorët për zgjedhje dhe sot përfaqësuesit e kësaj force politike kanë qenë në njësinë 13 të Tiranës.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, lajmëroi konstituimin e Këshillit Socialist ndërsa bie në sy aktori i njohur i ‘Portokalli’ Gaz Paja.

Gazi njihet për mbështetjen dhe angazhimin e tij majtas, mirëpo, tanimë shfaqet hapur me përfaqësuesit më të lartë të kësaj partie në fushatën që synon t’i sigurojë PS-së dhe Edi Ramës një mandat të tretë.

Krah Elisa Spiropalit, Pandeli Majkos dhe Ervin Bushatit, siç duket nga këto foto, Gaz Paja ndjehet shumë “rehat”.

“Me Pandeli Majkon, Ervin Bushati dhe strukturat organizative të Njësisë 13, finalizuam konstituimin e Këshillit Socialist të kësaj njësie.

Urime Danielit në detyrën e kryetarit, energjia e të cilit do të përvijojë me realizimin e punëve të mira.

Procesi dinamik i riorganizimit në Partinë Socialiste Tiranë thelb të punës së saj ka patur dhe do të ketë komunikimin, vullnetin, vëmendjen e shtuar ndaj qytetarëve me qasjen progresiste: të shërbejmë, që të drejtojmë”, shkruan ndërkaq Spiropali.

Ndërkaq, përpos aktorit të humorit, bie në sy mosrespektimi i rregullave nga ana e pjesëmarrësve në këtë takim.

Përveçse është një numër i lartë personash brenda disa metrave katrorë, vihet re fakti që asnjëri nuk ka respektuar distancën dhe askush nuk mban një maskë në kundërshtim të plotë me rregullat anti-covid.

107377661_10159923100227926_3026289200642846429_o.jpg

107530570_10159923100322926_2750130304852649440_o.jpg107616758_10159923100642926_5635235423134244001_o.jpg

107464055_10159923100552926_1573185130248182806_o.jpg107795290_10159923100097926_6373737874259352588_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010298013687134
array(1) { ["section"]=> string(125) "ps-ne-fushate-per-mandatin-e-trete-gaz-paja-i-portokalli-pervesh-menget-krah-elisa-spiropalit-ne-njesine-13-te-tiranes-213233" }