PS nënshkruan koalicionin me 21 parti aleate, KQZ regjistron 'Aleancën për Shqipërinë Evropiane'

Publikuar tek: aktualitet, më 10:55 07-05-2019 PS nënshkruan koalicionin me 21 parti aleate, KQZ regjistron 'Aleancën për Shqipërinë Evropiane'

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar për zgjedhjet e 30 qershorit, koalicionin e majtë "Aleanca për Shqipërinë Evropiane".

Ky koalicion, i cili në përbërje ka 21 parti udhëhiqet nga Partia Socialiste.

2 muaj para zgjedhjeve të 30 qershorit, Partia Socialiste nënshkroi koalicionin 'Aleanca për Shqipërinë Europiane' me 21 partitë aleate.

Koalicioni i majtë u premton partive aleate mbrojtje të votës.

Në dokument thuhet se partitë nënshkruese të këtij dokumente formojnë me vullnet të plotë politik Koalicionin Zgjedhor “Aleanca për Shqipërinë Europiane” dhe se objektivi i Koalicionit është fitorja e zgjedhjeve administrative të 30 qershorit 2019. Po kështu theksohet se Dhuna mbi zgjedhjet dhe përsëritje e skenarëve të vitit ’96 mbi vullnetin e zgjedhësve nuk do të tolerohet jo vetëm nga qytetarët dhe organet shtetërore, por edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tension te Unaza e Re, banorët shtrirë në tokë pa ndjenja
'Opozita e re', KQZ i jep mandatin tre deputetëve të rinj (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.011522054672241
array(1) { ["section"]=> string(100) "ps-nenshkruan-koalicionin-me-21-parti-aleate-kqz-regjistron-aleancen-per-shqiperine-evropiane-163304" }