PS propozon Ilir Metën për President, kreu i Kuvendit mbledh Grupin e LSI

Publikuar tek: aktualitet, më 16:20 27-04-2017 PS propozon Ilir Metën për President, kreu i Kuvendit mbledh Grupin e LSI

Partia Socialiste po mbledh firmat e nevojshme për të propozuar Ilir Metë si kandidat për presidentin e ri të Republikës.

Zhvillimi i papritur vjen pas dështimit të raundit të tretë sot në Kuvend, për zgjedhjen e presidentit të ri.

PS ka nisur mbledhjen e firmave menjëherë pas fjalimit të fortë të Gramoz Ruçit për të mundësuar kandidimin e Metës në raundin e katërt të Kuvendit, nesër në orën 17:00.

Kandidatit për president për t’u zyrtarizuar në garën për Presidentin e ardhshëm i nevojiten 20 firma. Numër ky lehtësisht e arritshëm nga deputetët socialistë, sakaq deputetëve të PS dhe LSI u është bërë thirrje të jenë të gjithë prezent në seancën e nesërme.

Nuk dihet ende qëndrimi i kreut të LSI, Meta, i cili ka thirrur me urgjencë mbledhjen e grupit parlamentar për të vendosur zyrtarisht nëse do ta pranojë apo jo ofertën e socialistëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paralajmërimi i ekspertëve: Jo HEC-eve mbi Vjosë!
Ambasada Amerikane jep një mesazh shumë të rëndësishëm: KUJDES! S'do mund të udhëtoni kurrë në SHBA »
Article Logic
Execution time: 0.010687112808228
array(1) { ["section"]=> string(78) "ps-propozon-ilir-meten-per-president-kreu-i-kuvendit-mbledh-grupin-e-lsi-76653" }