PS ‘shtyp’ grevën e Kukësit, masë disiplinore për kundërshtarët e Gjicit dhe zgjedhje të reja

Publikuar tek: politike, më 20:38 20-02-2018 PS ‘shtyp’ grevën e Kukësit, masë disiplinore për kundërshtarët e Gjicit dhe zgjedhje të reja

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u shpreh për media se konflikti në banzën e PS-së të Kukësit ka bërë që grupi të marrë vendimin për zgjedhje nga e para.

“Kryesia pasi u njoh me rezultatet e auditit, mori vendimin që në Kukës do ta fillojmë procesin nga fillimi që nga sot deri në maj, në të gjitha nivelet të bëjmë një proces të ri për të krijuar një asamble të re”, u shpreh deputeti Balla.

Ai gjithashtu tha se do të merren masa disiplinore ndaj dy anëtarëve të Partisë Socialiste në Kukës të cilët kanë drejtuar revoltën kundër Safet Gjicit, të deleguarit të PS që zëvendëson Mimi Kodhelin, Ylber Duraku ish-kryetar i PS në Kukës dhe Astrit Cengu.

"Në disa bashki do kemi proces zgjedhor për drejtuesit e PS. Një nga pikat e rëndësishme ishte analiza e PS në bashkinë Kukës. Kryesia, pasi u njoh me rezultatet e auditit, mori vendimin që në Kukës të gjithë procesin e deritanishëm do ta fillojmë menjëherë nga fillimi.

Do krijojmë një Asamble të re socialiste në Kukës pasi u vërejtën mangësi sa i takon barazisë gjinore etj. Partia më e madhe e shqiptarëve duhet të jetë e struktuar edhe në një qark apo bashki, ku duhet t’ju them se rezultati i PS në bashkinë Kukës ka qenë një rezultat shumë i mirë", u shpreh Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011069059371948
array(1) { ["section"]=> string(97) "ps-shtyp-greven-e-kukesit-mase-disiplinore-per-kundershtaret-e-gjicit-dhe-zgjedhje-te-reja-110907" }