PS zyrtarizoi kandidatët për zgjedhjet lokale, Dule ironizon Ramën: Timonieri i madh në paradhomën e fashizmit

Publikuar tek: politike, më 17:15 11-05-2019 PS zyrtarizoi kandidatët për zgjedhjet lokale, Dule ironizon Ramën: Timonieri i madh në paradhomën e fashizmit

Kreu i PDIU, Vangjel Dule i është drejtuar kryeministrit Rama me anë të një postimi në ‘Twitter’, ku shkruan se me zyrtarizimin e emrave për kryetar bashkie rrënoi zgjedhjet dhe parlamentarizmin.

Dule ironizon Ramën duke e quajtur  timonier të madh në paradhomën e fashizmit.

‘Rrënoi zgjedhje dhe parlamentarizëm. Shkon i vetëm “me lavdi” drejt 30 qershorit “për të fituar” të 61 bashkitë. Sot ngriti edhe task force partiake, që do të kujdeset edhe për “rendin dhe sigurinë” ditën e zgjedhjeve. Timonieri i madh në paradhomën e fashizmit’, shkruan Dule.

Kujtojmë që kryeministri Rama ka mbledhur gjatë ditës së sotme kryesinë e PS ku zyrtarizoi kandidatët për zgjedhjet lokale të parashikuara për t’u mbajtur më 30 qershor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019083023071289
array(1) { ["section"]=> string(115) "ps-zyrtarizoi-kandidatet-per-zgjedhjet-lokale-dule-ironizon-ramen-timonieri-i-madh-ne-paradhomen-e-fashizmit-163856" }