Pse dështuan përpjekjet e Ledion Liços për të sjellë në “Top Awards” Dua Lipën

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:40 19-05-2016 Pse dështuan përpjekjet e Ledion Liços për të sjellë në “Top Awards” Dua Lipën

U përfol shumë mundësia e ardhjes së Dua Lipës në Shqipëri me 24 Qershor, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Top Awards.

Një performancë e tillë pa dilemë se do t'i shtonte shkëlqimin një spektakli të tillë në formë eksperimentuese që vjen pas 12 edicioneve të Top Fest.

Dyshimet u shtuan kur autori i Top Awards, Ledion Liço u pa në Londër me babain e Duas, Dukagjinin.

Megjithatë. duket se planet kanë dështuar sepse 24 Qershori për Duan është zënë si date pasi këngëtarja do të jetë në Austri. Prive mëson se tashmë është zyrtare se Dua do të performojë hitet e saj për publikun austriak në festivalin e njohur"Donau Insel Fest".

Ky festival i përvitshëm mbledh këngëtarë e bende të llojeve të ndryshme të muzikës në mënyrë që secili që merr pjesë të gjej veten e tij në krijimet muzikore.

Në "Donau Insel Fest" ka performuar më parë edhe Rita Ora.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086050033569336
array(1) { ["section"]=> string(82) "pse-deshtuan-perpjekjet-e-ledion-licos-per-te-sjelle-ne-top-awards-dua-lipen-40935" }