Pse duhet të festojmë kur të na vijë koronavirusi?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:27 05-03-2020 Pse duhet të festojmë kur të na vijë koronavirusi?

Nga Lutfi Dervishi

Halli hallit nuk I ngjan. Nëse 80 vende të botës janë të shqetësuar dhe në panik për shkak të pranisë së koronavirusit, dhe 100 vende të tjera të shqetësuara se mund t’i kap koronavirusi, në Shqipëri shqetësimi është më i madh: pse nuk vjen koronavirusi këtu?

Ekspertët vendas dhe ata të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se duhet të kemi besim te autoritetet. Në anën tjetër vetë autoritetet I ka zënë paniku. Si ka mundësi që koronavirusi po bën kërdinë në Itali, ka mbërritur në Greqi, Maqedoni, Slloveni ka rrethuar Shqipërinë dhe nuk denjon të vijë këtu.

Autoritetet që kanë marrë masat për gjithçka duket janë krejt të papërgatitur t’I japin një përgjigje shterruese pyetjes: pse nuk vjen këtu koronavirusi?

Në Azinë e Largët, Japonia mbylli shkollat. Në Itali dje u mbyllën të gjithë shkollat. Në Tiranë një shkolle private që dha urdhër të mbyllej mësimi për dy javë I hoqën licensën.

A jemi ne më imunë se italianët? A kemi ne sistemin shëndetësor më të mirë se italianët?

Shqetësimi rritet për faktin se ne kemi viktima nga gripi I stinës, por nuk kemi një rast me koronavirus.

A thua funksionoi shtimi I masave në aeroporte dhe pikat e kalimit kufitar?

A thua koronavirusi u tremb nga deklarata e autoriteteve se jemi përgatitur me kohë dhe I kemi marrë të gjitha masat?

A thua është trembur koronavirusi nga debatet shkencore në studiot televizive?

A thua se ne lajmë duart më shpesh se italianët? A mos vallë pështyjmë më pak në publik? Njerëzve që kolliten në kafene, në stadium, në kongresin e partisë, në miting e manifestim ne vijojmë t’I themi: SHENDET!

Virologët, epidemologët, ekspertët bien dakord që ky virus nuk është më I rrezikshëm se viruset e stinës, por prap ky shpjegim nuk qetëson shpirtin e trazuar të njerëzve të shëndoshë, njerëzve të sëmurë dhe njerëzve të çmendur të këtij vendi.

I vetmi shpjegim i mundëshëm është shpjegimi shkencor. Shpjegimi duhet kërkuar jo tek llafollogjia, por tek biologjia, më saktë te teoria e evolucionit të Darvinit. Në betejën për mbijetesë fiton më i forti.

Koronavirusi – respekton hierarkinë. Respekton virusin e stinës që këtu po bën kërdinë. Janë së paku tre të vdekur dhe të tre nën moshën 50 vjeç nga virusi I stinës. Mijëra të tjerë të “infektuar”. Por mbi të gjtha koronavirusi respekton virusin e çmendurisë, virus që këtu ka rrënjë, traditë dhe të ardhme të shkëlqyer.

Si mund të vij koronavirusi në një vend ku

Më i çmenduri të duket normal?

Më i korruptuari të duket i ndershëm?

Më budalli të duket i mençur?

Më dembeli të duket më I zoti

Më gënjeshtari i sinqertë

Më punëtori më i humbur

Më i dituri, më injoranti

Ndryshe nga vendet e tjera që i ka zënë paniku se mund t’i kap koronavirusi ne duhet të gëzohemi ditën që do të regjistrojmë rastin e parë. Mund të jetë shenja e qartë se do të fillojmë të bëhemi vend normal.

P.S. mos vallë jemi treguar gjenial që kemi bërë deri më tani të kundërtën e asaj që ka bërë Kina dhe Italia duke izoluar virusin?! Virusi duke bredhur i lirë në trojet tona e ka humbur fuqinë për të hyrë në trupat tanë dhe vërtitet nga portalet në ekranet televizive! Medet!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0078909397125244
array(1) { ["section"]=> string(56) "pse-duhet-te-festojme-kur-te-na-vije-koronavirusi-197521" }