Pse e ke zgjedhur burrin të zi? Linda Halimi i kthehet keq fanses (FOTO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:51 17-06-2019 Pse e ke zgjedhur burrin të zi? Linda Halimi i kthehet keq fanses (FOTO)

Prej vitesh këngëtarja e njohur shqiptare Linda Halimi është martuar me reperin Big D, i cili është edhe menaxheri i saj.

Pak muaj më parë ata u bënë edhe prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin, Kaimana.

Mirëpo, duket se fansat vijojnë ta paragjykojnë këngëtaren për faktin që u martua me një person me ngjyrë. Një prej ndjekësve në rrjetet sociale i ka bërë këngëtares pikërisht këtë pyetje. Ndërkohë, Linda nuk ka hezituar t'i japë një përgjigje.

"Më vjen kaq shumë rëndë kur shoh që gjenerata e re, ndonëse në 2019 akoma jeton me injorancë dhe mosdije! Kjo pyetje bëhet nga dikush që nuk ka dalë të shohë përtej oborrit dhe është i ushqyer me urrejtje dhe mllëf ndaj secilit që është “NDRYSHE”nga ata! Por patjetër, ja përgjigja: Nuk kam zgjedhur të zi, të bardhë… kam zgjedhur njeriun që dua, i cili ndodh që është etnicitet ndryshe nga unë, e që më do dhe kujdeset për mirëqenien time më shumë se për veten! E unë, secilës femër i dëshiroj dashuri të madhe në jetën e saj dhe fatin e mirë, sidomos ty…që ke më së shumti nevojë të përjetosh një ndjenjë të tillë”, shkruan këngëtarja.

-640-0-5d07458244f3b.jpg

-640-0-5d074586d60dc.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13089919090271
array(1) { ["section"]=> string(76) "pse-e-ke-zgjedhur-burrin-te-zi-linda-halimi-i-kthehet-keq-fanses-foto-168531" }