Pse Eva Dumani nuk erdhi me vëllain në Shqipëri? Shefi i Antiterrorit: Do e pyesim vetë kur të kthehet. Kushërira: Ajo donte shumë që të vinte

Publikuar tek: aktualitet, më 21:45 27-10-2020 Pse Eva Dumani nuk erdhi me vëllain në Shqipëri? Shefi i Antiterrorit: Do e pyesim vetë kur të kthehet. Kushërira: Ajo donte shumë që të vinte Indrit Doda

Mister mbetet arsyeja e mos-kthimit në atdhe të Eva Dumanit, vajzës e cila përcolli vëllain e saj Endri Dumani, por vetë nuk u kthye.

Arsyet janë të shumta, nga frika se mos dërgohet në një vend edhe më të keq sesa kampi, deri te radikalizimi. Ndërkohë në “open” shefi i operacioneve antiterroriste, Indrit Doda ka thënë se nuk mund të japë detaje, duke dhënë shpresë se mund ta pyesim vetë kur ajo të kthehet, pasi “ajo do të kthehet”, tha ai.

Nga ana tjetër, vajza e dajës së Eva Dumanit tha se ajo gjithnjë ka dashur të vijë në Shqipëri dhe e ka të pamundur të besojë se mund të jetë radikalizuar.

Pyetje: Pse nuk dëshiron që të kthehet Eva?

Doda: Nuk dua të jap përgjigje sot, sepse mendoj që shumë shpejt me shpresa të mëdha do të pyesim Evën.

Pyetje: Do të thotë që ajo do të kthehet?

Doda: Patjetër që po

Vajza e dajës së Endri dhe Eva Dumanit: Nuk e kam takuar Endrin, por që në video e shoh ndryshimin e madh të së ëmës në fytyrë. Siç u cep dhe në studio, është një teori që gratë në kamp janë mashtruar, se nëse do të kthehen me ne i presin fatkleqësi të mëdha që sjanë në kamp. Unë mendioj që ajo ka frikë. Ajo e mendon jetën më të vështirë për veten sepse është vajzë dhe mendon se djali do e ketë më të lehtë. Familja jonë ishte në dijeni këtë javën e fundit. Nuk arritëm që ta bindnim Evën që të vinte pasi humbi kontakti me të. Nuk ia mbushën mendjen që me të vërtetë po vjen në shtëpi. Eva ka qenë një vajzë që e donte me shumë shpresë që të kthehej në Shqipëri, dhe e mendoj të pamundur faktin që të radikalizohet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrëfehet daja i Eva Dumanit, Xhetan Ndregjoni: Ajo zgjodhi mes vetes dhe vëllait, nëse Endri do rrinte edhe 1 muaj…
Prej 2 javësh tè 'ngujuara', gazetarja jep detajin e dhimbshëm: Disa nga grevistet e Ballshit janë me KANCER GJIRI »
Article Logic
Execution time: 0.011608839035034
array(1) { ["section"]=> string(139) "pse-eva-dumani-nuk-erdhi-me-vellain-ne-shqiperi-shefi-i-antiterrorit-do-e-pyesim-vete-kur-te-kthehet-kusherira-ajo-donte-shume-qe-te-225427" }