Pse heshtin të gjithë për pragun elektoral?! Topalli nuk ndalet: Basha ka rënë dakord me Ramën, e turpshme

Publikuar tek: politike, më 11:05 23-09-2020 Pse heshtin të gjithë për pragun elektoral?! Topalli nuk ndalet: Basha ka rënë dakord me Ramën, e turpshme Topalli-Basha-Rama

"Pse heshtin të gjithë për pragun elektoral?!"

Është kjo pyetja që ngre ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli përmes një reagimi në faqen zyrtare.

Topalli akuzon liderin demokrat Lulzim Basha se ka rënë dakord me kryeministrin Edi Rama, në këtë lojë të radhës të turpshme, siç e cilëson ajo.

“Pragu dyfish i propozuar është paradhoma e cimentimit të një sistemi autokratik, kundra interesit të qytetarëve dhe kundra ndryshimit të mundshëm.

Heshtja e lulzim Bashës për propozimin e vendosjes së pragut të dyfishtë nga Rama është konfirmim tjetër i lojës hileqare te tyre, sikurse është konfirmim i marrëveshtjeve të fshehta në kalkulim te politikave personale e karrigave të tyre dhe kundra interesit të qytetarëve”, shkruan Topalli.

REAGIMI I PLOTË I JOZEFINA TOPALLIT:

- Pragu elektoral i dyfishte eshte perpjekje e shemtuar kundra vullnetit te qytetareve qe duan ndryshim.

- Heshtja e opozites ndaj propozimit te Rames per prag shtese , konfirmon marreveshtjet e fshehta me qellim ruajtjen e karrigeve te kryetareve.

Ndryshimi i sistemit elektiral nuk eshte gje e keqe ne vetvete.- ai mund te permiresohet- por eshte e demshme kur ndryshon vetem pak muaj para zgjedhjeve dhe kur ne permbajtje redukton mundesine e perfaqesimit te qytetareve qe kerkojne ndryshim.

Ne cdo sistem electoral pragu eshte kyq.

Eshte nje nder tre elementet qe konsiderohet faktor vendimtar ne kushtet elektorale, ndaj te cilit duhet treguar vemendje ne menyre qe te evitoje manipulimin ne favor te partive qe kane bere monopol jeten politike.

Sistemi me prag te dyfishte eshte i mire per tre kryetaret e partive,por eshte i keq per parlamentin dhe demokracine.

Llogarite politike te kryetareve e bene pragun axhende personale te tyre duke bere nje prapaktheu te rende .

Pragu electoral eshte nje ndër mekanizmat baze per perjashtimin e perfaqesimit ne parlament te votuesve qe jane kundra skenes se vjeter politike.

Ne kemi nje sistem elektoral rajonal i cili ka nje prag informal rajonal.

Vendosja me ligj e nje pragu te dyte elektoral kombetar eshte mbyllje hermetike e sistemit te vjeter te kryetareve;

Pragu i ri i propozuar nga PS ne dakordesi me Kryetarin e opozites permes heshtjes se turpshme eshte goditja me e madhe qe i behet demokracise shqiptare me ligj.

Ky rast bie ne kundeshtim me praktikat e mira te Komisionit te Venecias sikurse edhe me vendimet e Gjykates se Strasburgut,qe per nje ceshtje te tille ka vendosur ..” qe pragu elektoral nuk mund te ndryshohet ne nje vend pa Institucione te konsoliduara.. dmth pa Gjykate Kushtetuese”.

Te kesh sistem proporcional rajonal me pragun perkates si Spanja e t’ i shtosh nje prag tjeter nacional , dmth ta besh me dy pragje te con drejt modeleve te Lukashenkos, qe mbreteron prej 30 vitesh.

Pragu dyfish i propozuar eshte paradhoma e cimentimit te nje sistemi autokratik, kundra interesit te qytetareve dhe kundra ndryshimit te mundshem.

Heshtja e lulzim Bashes per propozimin e vendosjes se pragut te dyfishte nga Rama eshte konfirmim tjeter i lojes hileqare te tyre , sikurse eshte konfirmim i marreveshtjeve te fshehta ne kalkulim te politikave personale e karrigave te tyre dhe kundra interesit te qytetareve!

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012979984283447
array(1) { ["section"]=> string(109) "pse-heshtin-te-gjithe-per-pragun-elektoral-topalli-nuk-ndalet-basha-ka-rene-dakord-me-ramen-e-turpshme-221337" }