Pse hyre në politikë? Basha: Nuk durova dot padrejtësitë që i bëheshin këtij vendi, e përjetoja keq

Publikuar tek: politike, më 17:34 06-11-2019 Pse hyre në politikë? Basha: Nuk durova dot padrejtësitë që i bëheshin këtij vendi, e përjetoja keq Basha me një grup të rinjsh në Shkodër

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se ka hyrë në politikë për të ndrequr padrejtësitë që, sipas tij po i bëheshin Shqipërisë dhe shqiptarëve.

I pyetur nga të rinjtë në turin e tij në Shkodër, Basha tha se ishte viti 2005 kur po e përjetonte shumë keq gjendjen e vendit.

“Padrejtësia ka qenë arsyesja, para vitit 2005 shikoja dhe përjetoja shumë keq gjendjen e vendit. Një pjesë isha akoma student, një pjesë vazhdoja punoja për organizatën e OKB në Kosovë. E dija që do vinte koha që nuk do duroja dot veten time nëse nuk do të bëja diçka për padrejtësitë ndaj vendit. Nëse ka një gjë të rëndësishme sot është t’i jepet fund padrejtësisë. Ne nuk kërkojmë asnjë favor për askënd dhe askush në këtë sallë nuk besoj se ka ardhur të kërkojë lëmoshë nga qeveria e nesërme, por për të patur shanse, mundësi, në një shoqëri të drejtë,” tha ndër të tjera Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074048042297363
array(1) { ["section"]=> string(103) "pse-hyre-ne-politike-basha-nuk-durova-dot-padrejtesite-qe-i-beheshin-ketij-vendi-e-perjetoja-keq-184927" }