'Pse ishit i qetë gjatë Komisionin Hetimor? ', Meta: Artikuloj me forcë, por...

Publikuar tek: aktualitet, më 17:54 11-09-2019 'Pse ishit i qetë gjatë Komisionin Hetimor? ', Meta: Artikuloj me forcë, por...

Presidenti Ilir Meta, i pyetur se pse ishte aq i qetë gjatë Komisionit Hetimor për të, nuk hezitoj të përgjigjet se ashtu është gjithmonë.

Sipas Metës, nuk kishte asnjë arsye pse të sillej ndryshe.

Meta u shpreh se ka qenë një mundësi për të gjithë për të kuptuar se presidenti i Republikës ka respektuar kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

'Unë jam gjithmonë i qetë dhe artikuloj me forcë. Kështu që nuk kisha asnjë arsye përse të sillesh ndryshe në këtë komision. Kam qenë dhe do jem shembulli i qetësisë. Sundimi i ligjit dhe shteti i së drejtës është vënë në pikëpyetje. Ka qenë një mundësi për të gjithë për të kuptuar se presidenti i Republikës ka respektuar kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Unë besoj se të gjithë ata që e kuptojnë të zezën mbi të bardhë', tha Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024976968765259
array(1) { ["section"]=> string(76) "pse-ishit-i-qete-gjate-komisionin-hetimor-meta-artikuloj-me-force-por-178100" }