Pse je kundër ti mo? Pse je kundër… Bashkim FINO i “hakërrehet” Adriatik Alimadhit për votën e dhënë për komisionin e prokurimit publik (DEBATI)

Publikuar tek: politike, më 10:47 26-10-2020 Pse je kundër ti mo? Pse je kundër… Bashkim FINO i “hakërrehet” Adriatik Alimadhit për votën e dhënë për komisionin e prokurimit publik (DEBATI) FotoMontazh: Fino - Alimadhi

Një debat që kalon në nota humori ka ndodhur sot në mbledhjen e komisionit të ligjeve kur votohet struktura e Komisionit për prokurimin publik që është në varësi të sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, raporton newsbomb.al.

Bashkim Fino, si deputeti relator për këto ndryshime tha se nuk është e nevojshme që projekte të tilla të kalojnë në Kuvend kur nuk ka as ndryshime strukture dhe as shtim buxhetesh, për të mos I marrë kohë komisionit.

Por ka ndërhyrë menjëherë Adriatik Alimadhi që ka kërkuar sqarime nga Fino se pse vjen ky projekt në komision, raporton newsbomb.al.

Bashkim Fino: Ndaj e thashë, se nuk ia vlen diskutimi dhe unë si relator them ta votojmë;

Adriatik Alimadhi: Unë jam kundër këtij ndryshimi;

Bashkim Fino: Pse je kundër ti mo, a mund ta di unë pse je kundër? Dua të më bësh një sqarim vote, sepse kur s’ka për votë kundër s’ka pse bëhet;

Adriatik Alimadhi: Shpeshherë jemi përplasur për ndryshimin e strukturave;

Bashkim Fino: Kujdes mos bëj politik, kur s’ka politikë. Mos voto kundër kot. Por gjynah të votosh kundër, kur ka gjëra politike, voto kundër. Nuk ka as rritje numri, as efekt financiar. Do t’i mbushet mendja kur të votojmë në seancë ta votojë pro.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama i prerë: Kodi Zgjedhor do të votohet pa asnjë ndryshim, askush s’mund ta vërë në diskutim vullnetin e parlamentit, aq më pak Ilir Meta
»
Article Logic
Execution time: 0.011942148208618
array(1) { ["section"]=> string(145) "pse-je-kunder-ti-mo-pse-je-kunder-bashkim-fino-i-hakerrehet-adriatik-alimadhit-per-voten-e-dhene-per-komisionin-e-prokurimit-publik-debati-225171" }