'Pse kam riudhëtuar me Audin, dhe a ishte Habilaj me mua'. Përgjigjet Saimir Tahiri

Publikuar tek: politike, më 21:42 19-10-2017 'Pse kam riudhëtuar me Audin, dhe a ishte Habilaj me mua'. Përgjigjet Saimir Tahiri

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i është përgjigjur për herë të parë akuzave se ka udhëtuar disa herë me makinën që ia kishte shitur Habilajve, madje edhe i shoqëruar nga Artan Habilaj.

Tahiri u përgjigj prerë duke thënë se ka riudhëtuar nja 2-3 herë me makinën Audi, pasi ia kishte shitur Habilajve, por këtë e kishte bërë vetëm për të shkuar me pushime me familjen.

Tahiri mohoi të ketë udhëtuar në makinë me Artan Habilajn.

Tahiri në “Opinion”:

Uën kam riudhëtuar me këtë makinë në mos gaboj, 2 apo 3 herë. Janë raste kur unë kam shkuar me pushime me familjen time, gruan, djalin, babain.

Jo nuk kam qenë i shoqëruar me Artan Habilajn. Nuk kam udhëtuar kurrë me këtë person. Për kollaj kam marrë këtë makinë. Kishim mundësi, por kam përdorur makinën duke ia kërkuar xhaxhait tim meqë ai u bë shkesi për ta shitur.

Gazetarët: Ska parut vend. Ka patur famijen aty vetëm ta fuste në bagazh...

Mund të gjeja çdo makinë por mua më shkoi në mend atë kohë të merrja prapë makinën që kisha pasur por pa më shkuar në mendje asnjëherë për personat që ia kisha shitur. Kjo më ngarkon me përgjegjësi morale pa dyshim. Por asnjë shkelje ligji.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02653694152832
array(1) { ["section"]=> string(85) "pse-kam-riudhetuar-me-audin-dhe-a-ishte-habilaj-me-mua-pergjigjet-saimir-tahiri-96506" }