Pse këta avionë luftarakë të SHBA-ve lyhen që të duken si rusë? (Foto)

Publikuar tek: bota, më 19:41 14-10-2016 Pse këta avionë luftarakë të SHBA-ve lyhen që të duken si rusë? (Foto)

Një gazetar kanadez ka postuar fillimisht në rrjetet sociale këto fotografi ku dallohen disa avionë luftarakë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës teksa po lyhen që të maskohen si avionë rusë.

Kaq ka mjaftuar që fotografitë të përhapen gjithandej në rrjetet sociale madje janë raportuar edhe nga disa prej mediave prestigjoze botërore, raporton Newsbomb.al.

Në pjesën e sipërme të fotos dallohen avionët rusë model Su-34, ndërsa tre fotot e tjera janë avionë amerikanë F/A-18 në bazën ajrore Beaufort Marine Corps. Disa media kanë hedhur dyshimet se avionët do të përdoren nga SHBA-të për ë sulmuar brutalisht mbi Sirinë e më pas të fajësojnë Rusinë, ndërsa disa të tjerë shkojnë edhe më tej duke thënë se avionët mund të përdoren për të provokuar Luftën e Tretë Botërore.

Megjitahtë e vërteta është shumë pak më e frikshme. Kjo është një praktikë e zakonshme e forcave ushtarake amerikane e përdorur në trajnime të ndryshme. Kjo praktikë daton më herët se viti 1988 dhe avionët pasi lyhen si “agresorë” përdoren në ushtrime të ndryshme stërvitore. Ndërsa avionët e pikturuar të ngjajnë si rusë, ende mbajnë simbolet e ushtrisë amerikane. /Newsbomb.al/

Sasdasfaf5454shot_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02141284942627
array(1) { ["section"]=> string(73) "pse-keta-avione-luftarake-te-shba-ve-lyhen-qe-te-duken-si-ruse-foto-56217" }