“Pse më shikon?” kryetari i bashkisë rreh mësuesin dhe djalin e tij në mes të qytetit

Publikuar tek: aktualitet, më 12:20 10-03-2017 “Pse më shikon?” kryetari i bashkisë rreh mësuesin dhe djalin e tij në mes të qytetit

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar sot nëpërmjet rrjeteve sociale një rast dhune që ka ndodhur sot në Poliçan.

Sipas Berishës kryetari i bashkisë Policiçan, Adriatik Zotkaj së bashku me vëllanë e tij ka rrahur në mes të qytetit babë e bir të cilët të dy janë me profesion mësues. ‘Pse më shikon, apo ngaqë s’je më PS-në’ ky ka qenë shkaku i dhunës sipas ‘qytetarit dixhital’.

Statusi i Berishës:

Ne Banditistan mësuesi rrihet per vdekje nga kryebanditi i qytetit!

Qytetaret dixhital denonojne:

-Kryebanditin e Policanit, Zotka dhe te vellain ne arrest shtepie per trafik droge sepse rrahin per vdekje mesuesin e nderuar Feim Hoxha se bashku me djalin e tij, po mesues.
- Çunat e krimit me uniforme nuk nderhyne dhe nuk marrin padine e viktimave. Lexoni vet mesazhet e qytetareve te nje qyteti te Banditistanit!

I bej thirrje prokuroise te vendose para ligjit keta kriminele me pushtet! sb

"Pershendetje Zoti Berisha , nje ngjarje e shemtuar dhe alarmante ka ndodhur sot ne Polican , Kryetari bashkise Adriatik Zotkaj ka rrahur nje mesues ,Feim Hoxhen se bashku me djalin e tij , ska as dy ore qe ndodhi , arsyeja kryetari i thote pse me shikon kur kaloje rruges apo ngaqe sje me Ps, e bene gjak dhe ate dhe djalin , policia su duk fare po fare , ngaqe dhe policat dhe banoret e ketuj qyteti kane frike , jua thashe ju kete lajm qe te ngrini zerin , se ndryshe policia nuk derhyn , gjynah , Ju lutem po denoncuat mos ma nxirrni emrin , kam familjen ketu dhe une jam dhe femer , ka ndaluar policine qe te shkoje qe te pyesi pse e rrahen , pse ndodhi sherri , madje do e kercenijne qe te mos beje denoncim , gjynah shume gjynah babe e bir i bene gjak , Aman vetem emrin ju lutem mos ma nxirrni , "

"Mirmbrema Zoti Berisha.Sot ne oren 17 ne qender te qytetit te Policanit kryetari i bashkis Adriatik zotka bashke me te vellain qe e ka ne arest shtepie per drog rrahu barbarisht nje mesues shembullor bashke me te birin qe edhe ai ishte mesues por qe sot e pushuan nga puna .Ju lutem ta denanconi ,se ky bandit ska limit. Per kete arsye edhe numri im te mbetet anonim. Ju faleminderit
Emri i mesuesit eshte Feim Hoxha"

"Prsh desha te denoncoj nji akt kriminal te kryebashkiakut adriatik zotkaj polican
Sot me banden e tij rahu ne mes sheshit tomori nji mesus te respektuar moshatare fehim hoxha nuk eshte akti pare i kryebashkiakut per dhun ndaj qytetarve eshte bere i terbuar tani qe i ka dal edhe emri qe ligji dekekriminalizimit e shpall fajtor per shum vepra kriminale. Bes zemer me ju zoti shpetoft shqiperin nga keta kriminel"

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ylvi Beqaj te Krimet e Rënda për tu përballur me Shullazin, por senaca sërish dështon
Xhama antiplumb, dedektorë dhe kamera gjithandej… Urdhri i ri i Tahirit për forcimin e sigurisë në vend »
Article Logic
Execution time: 0.013617038726807
array(1) { ["section"]=> string(88) "pse-me-shikon-kryetari-i-bashkise-rreh-mesuesin-dhe-djalin-e-tij-ne-mes-te-qytetit-71433" }