Pse njerëzit ekstremisht të bukur ftohen më pak në një takim

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:25 10-05-2015 Pse njerëzit ekstremisht të bukur ftohen më pak në një takim

Sipas të dhënave të bëra publike nga faqja e njohjeve online “OK Cupid”, tregojnë se njerëzit që kanë fotografi profili shumë të bukur kanë më pak gjasa për të marrë ftesa për takime sesa njerëzim “me këmbë në tokë”.

Ky fenomen është në përputhje me kërkimet e reja nga psikologët në Universitetin e Karolinës së Veriut, që tregojnë se njerëzit hapin rrugën kur një person tejet i bukur ecën në hapësira publike.

“Atraktiviteti mund të përcjellë më shumë pushtet mbi hapësirën e dukshme, por që nga ana tjetër mund ti bëjë njerëzit të mendojnë se nuk mund ta kontaktojnë atë person”, shpjegon Dr Tonya Frevert.

Por sipas fizikantit teorik Dr. Michio Kaku kjo nuk duket të jetë në përputhje me kontekstin e evolucionit e bukurisë.

“Ajo që ne duam është një partner i shëndetshëm. Bukuria, për shembull, është një nga mënyrat të cilën ne e përdorim për të gjykuar shëndetin e personit tjetër. Sipas psikologjisë evolucionare, dalluesit për estrogjenin dhe testosteronin pasqyrohen në bukurinë dhe shëndetin e trupit. Për shembull estrogjenin e tregojnë sytë e mëdhenj, mjekra e vogël dhe buzët e trasha ndërsa testosteroni identifikohet me qafën e trashë, nofulla të forta dhe zëri i ulët.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020372152328491
array(1) { ["section"]=> string(66) "pse-njerezit-ekstremisht-te-bukur-ftohen-me-pak-ne-nje-takim-10829" }