Të ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” mbrëmjen e sotme, avokati i ish kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe gazetari Artan Hoxha kanë shprehur dy mendime të kundërta me njëri tjetrin në lidhje me çështje e hetimeve ndaj Llallës. Ky i fundit i akuzuar për korrupsion dhe fshehje të pasurisë.
Avokati i Adriatik Llallës, Sokol Hazizaj, thotë se nuk është njoftuar nga prokuroria për nisjen e një hetimi ndaj ish-kryeprokurorit të vendit.
Ndërkohë gazetari Artan Hoxha shprehet se ndaj Llallës prokuroria po kërkon të japë një masë arresti, por nuk kanë gjetur gjyqtarin e duhur deri më tani.