'Pse nuk e dëgjuat presidentin', Vasili AKUZON qeverinë për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit: Shpirti i 51 viktimave nuk po gjen paqe

Publikuar tek: politike, më 15:01 07-12-2019 'Pse nuk e dëgjuat presidentin', Vasili AKUZON qeverinë për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit: Shpirti i 51 viktimave nuk po gjen paqe Petrit Vasili nga selia e LSI

Zëvendës kryetari I LSI, Petrit Vasili në një deklaratë përshtyp ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Rama për pasojat fatale të tërmetit të 26 nëntorit.

Sipas Vasilit, ky tërmet rezultoi tragjik nga papërgjegjshmëria e qeverisë për të marrë masa pas atij që goditi Shqipërinë në  21 shtator.

‘Shqetësimet dhe akuzat e popullit shqiptar, duhet të jenë edhe akuzat e prokurorisë. Shqiptarët kuptuan që nuk kishin në anën e tyre një kryeministër që i mbron por shet minutat televizive me propagandën dhe arrogancën e tij, që s’ka fund.

Pse Edi Rama nuk shpalli Gjendjen e Jashtëzakonshme pas tërmetit të 21 shatorit?

Pse nuk izoloi ndërtesat e dëmtuara rëndë, megjithëse ministrja e Mbrojtjes së kësaj qeverie deklaroi se tërmeti kishte lënë pas banesa të dëmtuara, edhe pse shifra ishte fiktive?

Pse nuk evakuoi banorët që pas asaj situate por i la në ndërtesat që I shembi tërmeti I 26 nëntorit?

Pse nuk inspektoi banesat me ekspertë dhe vlerësues të huaj, për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen?

Pse nuk morri asnjë masë për plotësimin e rezervave të shtetit, pas 21 shtatorit?

Pse nuk kërkoi asnjë fond nga ndërkombëtarët?

Pse nuk u miratua para 21 shtatorit Agjensia e Emergjerncave Civile?

Pse nuk u morrën në konsideratë kërkesat e presidentit që banesat të inspektoheshin dhe të merreshin masa?

Pse u deklaruan të sigurta të gjitha shkollat, pas asnjë vlerësim profesionist pas tërmetit të 26 nëntorit?

Pse po i shemb pa hetim banesat dhe po fsheh provat për të gjetur përgjegjësit dhe vendosjen e tyre para drejtësisë?

Shpirtrat e atyre 51 shqiptarëve nuk po gjejnë paqe me këtë kryeministër’, tha Vasili.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019350051879883
array(1) { ["section"]=> string(137) "pse-nuk-e-degjuat-presidentin-vasili-akuzon-qeverine-per-pasojat-e-termetit-te-26-nentorit-shpirti-i-51-viktimave-nuk-po-gjen-paqe-188700" }