“Pse nuk e vura flamurin francez si foto profili”, vajza që po trondit botën me përgjigjen e saj

Publikuar tek: bota, më 20:40 16-11-2015 “Pse nuk e vura flamurin francez si foto profili”, vajza që po trondit botën me përgjigjen e saj

Miliona njerëz në mbarë botën kanë treguar solidatitet me popullin francez dhe kanë mbushur profilet me fotografi të flamurit francez.

Por statusi i një vajze franceze nga Parisi, ku ajo jep arsyen se përse nuk e ka ndryshuar foton e profilit, ka marë qindra-mijëra pëlqime si dhe është përhapur në mbarë mediat më të mëdha botërore për arsyen goditëse që ajo jep.

Ja çfarë shkruan ajo:

“Nuk do ta ndryshoj foton e profilit me flamurin francez, edhe pse jam franceze dhe nga Parisi.

Arsyeja për këtë është se nëse do ta bëja një gjë të tillë vetëm për Parisin do të ishte gabim. Nëse do ta bëja për çdo sulm në botë, do më duhet të ndërroja foton çdo ditë, disa herë në ditë.

Zemra ime është me botën, pa kufij, pa hierarki. Unë e dua jetën me vlera të çdo njeriu që sulmohet nga ekstremistët fetarë, pavarësisht nëse janë të bazuar në besim, paragjykim apo përfitim.

Mos u bëni pjesë e “ne dhe ata” që luftënxitësit duan”, shkruan Charlotte Farhan.

g56.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073161125183105
array(1) { ["section"]=> string(99) "pse-nuk-e-vura-flamurin-francez-si-foto-profili-vajza-qe-po-trondit-boten-me-pergjigjen-e-saj-25574" }