‘Pse nuk fitove ti por ajo sorra?’, Fifi i përgjigjet fansave për Enedën

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:54 10-12-2019 ‘Pse nuk fitove ti por ajo sorra?’, Fifi i përgjigjet fansave për Enedën

Fitorja e Eneda Tarifës në Festivalin ‘Kënga Magjike’ u komentua gjatë në rrjetet sociale.

Madje ka pasur nga ata që kanë deklaruar se fitoren e meritonte Fifi me këngën ‘Marova.

Mirëpo, për t’i dhënë fund të gjithë kësaj ‘zhurme’ ka qenë kjo e fundit që ka reagura.

Gjatë një videoje live, dikush i shkruan Fifit ‘Pse nuk fitove ti por ajo sorra?’, ndërsa këngëtarja s’ja ka përtuar përgjigjen.

‘Ajo sorra ka emër, e ka emrin Eneda Tarifa, ka pas një këngë shumë të bukur, po mos të më kishte pëlqyer nuk do i kisha dhënë 30 pikë. Jam shumë e lumtur që ka fituar Eneda dhe jo dikush tjetër’, është shprehur Fifi, siç mund ta dëgjoni në videon e ruajtur nga ‘Blitz.al’.

Në këtë mënyrë, këngëtarja ka rrëfyer se ajo dhe Eneda vazhdojnë të kenë marrëdhënie të mira.

IMG-20191208-WA0014.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021049976348877
array(1) { ["section"]=> string(75) "pse-nuk-fitove-ti-por-ajo-sorra-fifi-i-pergjigjet-fansave-per-eneden-188988" }