Pse nuk ka shpëtuar asnjë nga pacientët që janë intubuar? Ja si e shpjegon ministrja Manastirliu

Publikuar tek: aktualitet, më 21:47 07-04-2020 Pse nuk ka shpëtuar asnjë nga pacientët që janë intubuar? Ja si e shpjegon ministrja Manastirliu

Intubimi i pacientëve me koronavirus, konsiderohet si një nga fazat më kritike të përkeqësimit të shëndetit.

E ndërsa shumë të prekur me koronavirus nuk shfaqin simptoma, të tjerë kanë temperaturë dhe e kalojën sëmundjen në shtëpi. Por nëse shëndeti përkeqësohet pacienti ka nevojë për oksigjen, pasi virusi sulmon mushkëritë. Në rast oksigjenimi nuk jep rezultat por gjendja e pacientit rëndohet, atëherë janë aparaturat që drejtojnë frymëmarrjen e pacientit. Kjo është edhe faza më kritike e të prekurve me Covid-19.

Fatkeqësisht në Shqipëri, asnjë prej të intubuarve nuk ka mundur ta mposhtë sëmundjen. E pyetur në lidhje me këtë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shpjegoi në emisionin “Real Story” duke thënë:

Mund të them diçka, që ka përpjekje për të mbërritur në përfundime, por unë nuk do doja të ndalesha në analiza të hollësishme, ne kemi bërë analizë për çdo rast. Për ne nuk janë statistikat, janë jetët njerëzore. Nuk dyshoj në cilësitë e mjekëve dhe infermierëve. Por diskutoj shpesh dhe më thonë që edhe në botë nuk ka të dhëna dhe studime që të thonë sa persona që janë në intubim mbijetojnë dhe sa jo. Ne jemi duke bërë një studim të tillë mbi rastin e fataliteteve. Duhet të kuptojmë që pjesa më e madhe e atyre që kanë qenë në intubim dhe kanë ndërruar jetë kanë patur tipologji të rënda, moshë të madhe, lidhet shumë me sëmundjet shoqëruese. Megjithatë unë them se jemi herët për të bërë konkluzione dhe analiza.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0090420246124268
array(1) { ["section"]=> string(102) "pse-nuk-ka-shpetuar-asnje-nga-pacientet-qe-jane-intubuar-ja-si-e-shpjegon-ministrja-manastirliu-201798" }