Pse nuk mund të ketë taksë shtesë në Rrugën e Kombit

Publikuar tek: ekonomi, më 15:38 28-08-2019 Pse nuk mund të ketë taksë shtesë në Rrugën e Kombit Sportelet e pagesës në Rrugën e Kombit

Nga Klodian Tomorri

Mediat kanë raportuar se qeveria kosovare është e shqetësuar për një taksë të re që mund të vendoset mbi makinat e tonazhit të rëndë në Rrugën Durrës-Kukës. Sipas ankesës së palës kosovare duke filluar nga data 1 shtator në rrugën e Kombit do të instalohen peshoret, çka mund të sjellë taksë shtesë për makinat e tonazhit të rendë. Kjo nuk mund të ndodhë.

Taksat e kalimit në rrugën Durrës-Kukës janë të percaktuara qartë në kontratën koncesionare dhe variojnë nga 1 euro për perdoruesit e shpeshte deri ne 22 euro per kamionet e rende me 4 akse apo me shume. Keto taksa nuk mund te ndryshohen nga askush. As te rriten, as te ulen, as te shtohen ne numer dhe as te pakesohen.

Menyra e vetme per te ndryshuar apo vendosur taksa te reja ne rrugen Durres-Kukes eshte amendimi i kontrates koncesionare. Por edhe nese kontrata koncesionare do te ndryshohej serish nuk mund te kete takse mbi peshen e makinave.

Menyra se si levizin mjetet e transportit ne rruge, rregullohet permes Kodit Rrugor. Ne nenet 10, 54 dhe 62, Kodi percakton qarte kufijte e lejuar te peshave per transport ne rruge dhe sanksiomet nese ato thyhen.

Sipas Kodit, pesha kufitare e përgjithshme me ngarkesë të plotë e një mjeti, që përbëhet nga pesha e vetë mjetit të gatshëm për lëvizje dhe nga ajo e ngarkesës së tij, nuk mund të jetë më e madhe se 5 tonë për aks për mjetet me një aks, 8 tonë për aks për ato me dy akse dhe 10 tonë për aks për ato me 3 e më shumë akse.

Cdo mjet qe thyehen keto kufije ngarkese shkel ligjin dhe eshte kercenim per sigurine rrugore. Kur shkel ligjin nuk taksohesh, por denohesh sipas sanskioneve qe parashikon ligji. Ne rastin konkret denimi per tejkalim ngarkese eshte ndalim i menjehershem te mjetit per te vazhduar udhetimin dhe gjobitje automatike deri ne 2 milione leke si per drejtuesin e mjetit ashtu dhe porositetesin e ngarkeses se transportit.

Ndaj nuk mund te ndodhe qe te kete takse shtese per peshen. Nga koncesionari jo e jo, por as nga shteti.

Une nuk besoj se qeveria e Kosoves e ka ngritur shqetesimin per shoferet, te cilet thyejne ligjin dhe i ngarkojne mjetet e tyre mbi tonazhin e lejuar duke vene ne siguri jo vetem rrugen por edhe njerezit.

Nese pastaj, taksa shtese vendoset ne menyre informale nga koncesionari, pra mjeteve qe kane tejkaluar tonazhin koncesionari i kerkon para shtese ne menyre informale, atehere kjo eshte shkelje e ligjit. Eshte cenim i sigurise ne rruge, thyerje e kontrates koncesionare dhe demtim i prones publike.

Kompania koncesionare ka detyrim te vendose peshoren dhe te mas ngarkesen e cdo mjeti. nese konstaton mjete qe kane tejkaluar ngarkesen e percaktuar ne ligj, atehere ajo eshte e detyruar te bllokoje menjehere levizjen e tij dhe te njoftoje policine qe te marr masat ndeshkimore. Vetem policia ka kompotence te vendose gjobat, te cilat arketohen ne shtet jo nga koncesionaret. Kjo nuk mund te ndodhe ne asnje skenar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071229934692383
array(1) { ["section"]=> string(59) "pse-nuk-mund-te-kete-takse-shtese-ne-rrugen-e-kombit-176557" }