‘Pse nuk ngriheni për çështje që na prekin ne?’, Enca thumbon artistët shqiptarë: Jeni të zënë duke postuar si amerikanë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:19 02-06-2020 ‘Pse nuk ngriheni për çështje që na prekin ne?’, Enca thumbon artistët shqiptarë: Jeni të zënë duke postuar si amerikanë

Ditën e sotme personazhet të njohur si këngëtarë, aktorë apo modelë kanë publikuar në profilet e tyre foto të zeza pas protestave për vdekjen e George Floyd, pasi efektivi i policisë i vendosi gjurin në qafë deri kur ai nuk mund të merrte më frymë dhe vdiq.

Thirrja që po ndërmerret kundër racizmit quhet #BlackOutTuesday. Ndaj këtij veprimi ka reaguar këngëtarja Enca. Ajo ka thënë se shqiptarët nuk po ngrejnë kauza për vendin e tyre. Duke ironizuar artistët shqiptarë ajo ka thënë se personazhet bëjnë atë që bëjnë amerikanët se është ‘trendy’.

Me anë të një postimi në instagram ajo është shprehur se është e rëndësishme që të ngrejmë kauza për vendin tonë dhe ka sjellë shembullin e komunitetit rom.

"Imagjinoni sa bukur do ishte sikur të gjithë njerëzit, sidomos artistët shqiptarë që kanë postuar fotot e zeza në profil, të ngriheshin qoftë një herë të vetme njëzëri për një çështje që na prek dhe ne. Pse nuk përdorni zërin aty ku ju dëgjohet dhe për çështje që ne po na vrasin përditë?

Pse nuk ngriheni njëherë për komunitetin rom që është prezent tek ne dhe përbuzet çdo ditë? Jooo jemi shumë të zënë duke postuar çfarë poston amerikani sepse është më “trendy”.

Jo se nuk më bën përshtypje tema e #blackouttuesday, aq shumë më dhemb zemra sa nuk mundem ta shoh videon që qarkulloi…

Por do ndihesha hipokrite nëse do zgjidhja të ngrihem për një temë që nuk e prek komunitetin rreth meje para 100 çështjesh shumë më të prekshme për ne, ku të gjithë bashkë ndoshta mund ta bëjmë një ndryshim. Mendo për këtë.” shkruan Enca në postim.

22222222222222222.png111111111111111111111111111.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096549987792969
array(1) { ["section"]=> string(122) "pse-nuk-ngriheni-per-ceshtje-qe-na-prekin-ne-enca-thumbon-artistet-shqiptare-jeni-te-zene-duke-postuar-si-amerikane-208813" }