Pse nuk pati ndryshim sistemi dhe lista të hapura? Vasili: Ka disa modele, duhet të zgjedhin shqiptarët sepse mund të mos u pëlqejë modeli që duam ne

Publikuar tek: politike, më 17:34 06-06-2020 Pse nuk pati ndryshim sistemi dhe lista të hapura? Vasili: Ka disa modele, duhet të zgjedhin shqiptarët sepse mund të mos u pëlqejë modeli që duam ne Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka thënë se ndryshimi i sistemit zgjedhor në Shqipëri është një kërkesë e vjetër ditët e sotme.

Ai tha se është pro, por duhet që liderët politikë të ulen në një tryezë më të madhe se sa ajo e Këshillit Politik, pasi është një çështje komplekse.

Bashkëanëtari i tryezës për Reformën Zgjedhore, tha për gazetaren Nisida Tufa se ka disa modele për një sistem zgjedhor, dhe e mira është që të vendosin shqiptarët se cilin model duan.

Tufa: Pse nuk pati ndryshim sistemi dhe lista të hapura?

Vasili: Së pari, me thënë të drejtën, mua si individ, për mua është kërkesë e vonuar. Unë nuk jam një njeri, që politikisht, nuk jam të duroj se dëgjoj moralizma. Beteja në nivelin më të lartë, nuk e harroj kurrë, kur 9 ditë e 9 netë është protestuar para Kuvendit, me në krye Ilir Metën. Protestuan ëpr sistemin, sepse u ndienë të vetmuar në atë kohë. Kam dëgjuar shumë fjalamanë, kanë thënë le të rrinë e të ngordhin atje për sistemin. Por ç’ndodhi me sistemin, një gjë e tmerrshme. Një sistem i vendosur me referendum në ’98. U ndryshua më pas prej partive politike. Duhet ricikluar si diçka e re apo me debat të hapura. Duhet të pyesim shumë shqiptarë, që s’mund të kërkojnë këtë sistem por diçka tjetër, a ka gjë më të mirë që t’i drejtohemi me referendum. Një çështje themelore është për sistemin, a do përfshihen ata që janë lënë jashtë nga kryetarët apo prap ata do jenë, se lista vendoset nga kryetari, dhe ju keni të drejtë të zgjidhni. Pra cili është mekanizmi. Rirendisim gustot e kryetarëve, apo të vendosim, pra për këtë nuk ka zgjidhje. Prandaj duhet diçka të re. Është diskutuar për sistemin. Nëse mua do më pëlqente një prej pesë modeleve, a do e donin shqiptarët, zgjidhja është referendare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095930099487305
array(1) { ["section"]=> string(178) "pse-nuk-pati-ndryshim-sistemi-dhe-lista-te-hapura-vasili-ka-disa-modele-duhet-te-ulemi-ne-nje-tavoline-me-te-madhe-sesa-keshilli-politik-dhe-ne-fund-te-zgjedhin-shqiptaret-209304" }