Prezantuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, ka shpërndarë një fotografi në profil gjatë vizitës së tij në Kosovë.
Fevziu qëndron në një tavolinë në shoqërinë e analistit Baton Haxhiu dhe gazetarit Berat Buzhala, por në komentet e pakta të fotografisë, bie në sy vetëm një koment kritikues, që ka marrë 20 pëlqime.
Kta që të rrethojnë ty, janë argat të dreqit në Kosovë. K'ta janë vardisësit e secilit pushtet që ka ardhë dhe që vjen në Kosovë. E kanë trashegimi familjare”, shkruhet në komentin e dikujt që mendohet se është nga Kosova, dhe i shpjegon Fevziut se me kë po qëndron në tavolinë.