Pse po na vrisni?

Publikuar tek: aktualitet, më 12:09 25-04-2019 Pse po na vrisni? Ilir Hoxholli

Shkruan Ilir Hoxholli:

E kuptoj që shumë hallkave në vendin tonë mund t’iu shmangesh, por doja të dija, ky tregtari që merr miellin e skaduar, ky fermeri që nuk le helme pa futur, ky blegtori, ky e ky prej duarve të cilëve ne u besojme jetën, që ushqehemi, pse po na vret o vlla, o motër pse po më vret...? Ç’të kam bërë? Po fëmijët e mi ç’të kanë bërë, ne të duam, vijmë tek ti që ti të fitosh, të rrisësh fëmijet e tu, por si të ben zemra e të me vrasësh fëmijët? Si vllai im? Si motra ime?

Ti nuk i ke parë se sa buzeqeshin dhe gëzojnë kur ushqehen me produktet e tua, ata nuk e dinë se ti u ke përgatitur vdekjen. Ata nuk e dine se ti për pak fitim më shume nuk pyet për jetën e tyre. E di që mund t’u shpëtosh çdo kontrolli, por ki frike Zotin, se Ai shikon çdo hap tëndin. A mendon se do ta shijosh atë pasuri? Ndaj mos i mallko fëmijet e tu duke helmuar fëmijët e të tjerëve.

Cdo ditë po na merrni njerëzit e afërm, nga kanceri, cdo ditë po degjojmë për miq e shokë qe po na i largoni prej nesh. Pashë të madhin Zot, tregoni që jeni njerëz e boll na vratë ne dhe fëmijët...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.15201807022095
array(1) { ["section"]=> string(23) "pse-po-na-vrisni-161794" }