‘Pse Rama bën arrogantin me të gjithë’, n/kryetari i Kuvendit: Mjaft i ratë samarit

Publikuar tek: politike, më 10:41 15-02-2018 ‘Pse Rama bën arrogantin me të gjithë’, n/kryetari i Kuvendit: Mjaft i ratë samarit

Nënkryetari i kuvendit, njëherësh deputet i PD, Edi Paloka argumenton pse sipas tij Rama bën rolin e arrogantin që nga fermerët e deri te pedagogët e intelektualët.

Sipas Palokës, sjellja e tij lidhet me faktin se Rama sillet në këtë mënyrë pasi nuk është zgjedhur me votë të lirë. “Pergjigja eshte e thjeshte; sepse ai nuk eshte kryeminister i zgjedhur nga ne. Ai nuk eshte ne pushtet i votuar per merita qeverisese. Ai eshte ne pushtet sepse atyre qe varferoi, ju a bleu voten per nje cope buke. Te tjereve ju bleu edhe shpirtin. Ke nuk mundi ta bleje e kercenoi me krimin dhe pushtetin e krimit”, sqaron Paloka.

REAGIMI I PLOTË

Pse ben arrogantin Rama ?
Pedagoget i quan “bisht i kavallit”. Per aktoret shprehet “nuk e di cfare plasjen kane”. Mediat i quan “kazan”. Fermereve ju thote “dini ku ti fusni karrotat qe nuk ju shiten”. Opozita sigurisht eshte “armike”. 
Me te varferit e te pamundurit tallet. Biznesin e shkel. Intelektualet dhe profesionistet i poshtron...
Pse nje injorant dhe i paafte me deficenca te theksuara njerezore eshte sot kryeminister dhe ben arrogantin me te gjithe...?!
Pergjigja eshte e thjeshte; sepse ai nuk eshte kryeminister i zgjedhur nga ne. Ai nuk eshte ne pushtet i votuar per merita qeverisese. Ai eshte ne pushtet sepse atyre qe varferoi, ju a bleu voten per nje cope buke. Te tjereve ju bleu edhe shpirtin. Ke nuk mundi ta bleje e kercenoi me krimin dhe pushtetin e krimit.
Biznesi pagoi gjoben dhe u nenshtrua. Intelektualet ulen koken e mbyllen gojen. Sherbetoret qe mbajne lloj lloj maskash neper ekrane edhe sot pas 5 vjetesh si kryeminister te Rames dhe 20 vjetesh te tij ne pushtet, vazhdojne te sulmojne opoziten, “fajin e ka Saliu”.
Ja pse Rama vazhdon te bej arrogantin. Po ata qe e njohin mire, e dijne qe ky frikacak, te fortin dhe arrogantin e ben vetem me ata qe ulin koken. Me te fortet dhe ata qe i dalin perballe per tu perplasur, eshte vetem nje zvarranik. 
Eshte vetem ne doren e shqiptareve ( e mos vazhdoni te akuzoni opoziten dhe per kete) ,ne se do ulim koken ai do vazhdoje te sundoje, te shkele e poshtroje. Bashkojuni opozites, ti dalim perballe.Mjaft i rate samarit se ju duket se nuk keni ci beni gomarit. Te perballemi sebashku dhe do e shihni se cfare e gjen gomarin...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013141870498657
array(1) { ["section"]=> string(86) "pse-rama-ben-arrogantin-me-te-gjithe-n-kryetari-i-kuvendit-mjaft-i-rate-samarit-110311" }