Pse s’nis OFL-ja nga ju? Rama: “Politikanët do i thërrasë SPAK-u”. Fevziu e akuzon: Jeni objekt hetimi, keni përdorur para të…

Publikuar tek: politike, më 22:30 13-02-2020 Pse s’nis OFL-ja nga ju? Rama: “Politikanët do i thërrasë SPAK-u”. Fevziu e akuzon: Jeni objekt hetimi, keni përdorur para të… Kryeministri Edi Rama / Operacioni i OFL në Shkodër

Kryeministri Edi Rama thotë se aksioni i OFL-së nuk mund të prekë politikanët, pasi lista me subjektet e këtij operacioni është e mbyllur me persona të dënuar dhe të akuzuar.

Rama tha se politikanët e dyshuar do të thirren nga SPAK-u, por e menjëhershme ka qenë ndërhyrja e Blendi Fevziut, i cili i ka thënë Ramës e është “objekt hetimi” pasi Partia Socialiste ka përdorur para nga kandidatë apo kryebashkiakë që sot kanë rezultuar me të shkuar kriminale.

Pjesë nga debati:

Edi Rama: Në këtë moment ne e kemi një rezervuar, një grup njerëzish të cilët janë të dënuar, të akuzuar, janë listë e mbyllur. Policia në këtë rast, nuk bën asgjë tjetër veçse merr nga regjistri, dhe merr pronat e tyre të deklaruara se këta kanë plot edhe të padeklaruara, dhe ia çon SPAK-ut. Kush do ta bëjë këtë për mua? Do ta bëj vetë unë? Ka një institucion të lartë që është ILDP-ja. Ke dalë atje që ke shumë, provo pak aty si është puna e këtyre? SPAK duhet të bëjë të njëjtën gjë me çdo politikan, që është i dyshuar, të cilit t’i thotë “hajde këtu, trego tani”.

Blendi Fevziu: Ju jeni objekt i hetimit, keni përdorur para të këtyre personave. Kanë investuar para.

Edi Rama: Nëse provohet po, unë kurrë nuk kam vënë në listë persona të tillë.

Blendi Fevziu: Ta tha ambasadori Donald Lu mos vë këta persona në listë

Edi Rama: Dhe i kam thënë patjetër, keni letra që e provojnë këtë gjë?

Blendi Fevizu: Ta ka provuar BIRN

Edi Rama: Është e pëavërtetë, letra që ka dalë për atë të Kavajës nuk ka qenë e disponueshme për askënd. Ne kemi këruar dhe kemi marrë letër nga çdo institucion.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027981996536255
array(1) { ["section"]=> string(125) "pse-s-nis-ofl-ja-nga-ju-rama-politikanet-do-i-therrase-spak-u-fevziu-e-akuzon-jeni-objekt-hetimi-keni-perdorur-para-te-195131" }