Pse Shqipëria nuk mori fonde nga BE në Samitin e Poznanit? Bushati: Ka patur financime si grante dhe kredi të buta

Publikuar tek: aktualitet, më 21:35 11-07-2019 Pse Shqipëria nuk mori fonde nga BE në Samitin e Poznanit? Bushati: Ka patur financime si grante dhe kredi të buta Ish ministri i Jashtem Ditmir Bushati

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka thënë se Procesi i Berlinit në Samitinn e Ballkanit Perëndimor ka dy dimensione, dimensionin politik dhe ekonomik.

Sipas tij akuzat se nga Samiti i Poznanit Shqipëria doli pa fonde nga BE, janë boshe pasi gjatë samiteve të kaluare Shqipëria ka marrë financime nga BE në trajtën e grandeve dhe kredive të buta.

‘Jemi në një periudhë, në 2014 kujtoj, kur kancelarja Merkel dhe Gjermania patën aftësinë dhe vizionin strategjik për të kuptuar që kyçja sidomos e Beogradit dhe Tiranës apo Tiranës dhe Beogradit si dy pole të ndryshme stabiliteti në një proces afrimi do të ndihmonte të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pra lindi si një proces që në mënyrë të pashkruar kishte si dy akse kryesore Tiranën dhe Beogradin.

Mendoj që duhet të analizojmë që pse Samiti i radhës do të drejtohet nga Shkupi dhe Sofja dhe pse kemi këtë lloj zhvendosje 4-5 vjet pas nisjes së këtij Samiti. Sepse mendoj që simbolika politike është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Më pas mund të vijmë te çështje të natyrës ekonomike apo projekte të përbashkëta.

Është e nevojshme për tu bërë një analizë edhe përsa i përket Samitit të Poznanit. Cilat janë projektet që janë paraqitur nga Shqipëria? Nëse ka pasur, pse nuk janë mbështetur e kështu me radhë. Por, mendoj që simbolika politike e këtij procesi është shumë e rëndësishme për tu analizuar sepse ekonomia në një farë mënyrë apo tjetër është konsekuence e kësaj simbolike politike.

Kështu që ka dy dimensione procesi në Berlin, është dimensioni politik që lindi për të bashkëpunuar vendet e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian. Ndërsa dimensioni tjetër është dimensioni ekonomik, i cili ky Samit ka për qëllim që të bashkojë forcat e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt projekteve të përbashkëta.

Përsa i përket projekteve të infrastrukturës ka patur financime në Samitet e Ballkanit Perëndimor nga Bashkimi Europian, në trajtën e grandeve apo kredive të buta’, tha ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069229602813721
array(1) { ["section"]=> string(119) "pse-shqiperia-nuk-mori-fonde-nga-be-ne-samitin-e-poznanit-bushati-ka-patur-financime-si-grante-dhe-kredi-te-buta-171914" }