‘Pse të mos kemi 3 Gjykata Kushtetuese?’, ironizon Patozi: Njërës sipas Ramës, tjetrën sipas Metës, mos harroni Bashën

Publikuar tek: aktualitet, më 17:29 13-11-2019 ‘Pse të mos kemi 3 Gjykata Kushtetuese?’, ironizon Patozi: Njërës sipas Ramës, tjetrën sipas Metës, mos harroni Bashën

Kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka reaguar pasi parlamenti miratoi sot emërimin e Elsa Toskës, Arta Vorpsit dhe Fiona Papajorgjit si 3 anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa presidenti Ilir Meta dekretoi pak më parë Marsida Xhaferllarin si anëtaren e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Patozi ka ironizuar shtetin, duke cilësuar qesharak.

Sipas kreut të PBD, pas Gjykatës Kushtetuese të Metës dhe të Ramës, pse mos të kemi edhe një tjetër të Lulzim Bashës.

Më tej Patozi vazhdon me ironi duke u shprehur se do të ishte një sukses i garantuar.

Statusi i plotë:

PSE TË MOS KEMI 3 GJYKATA KUSHTETUESE?

Hahaha. Çfarë shteti qesharak! Kishim dy vjet pa Gjykatë Kushtetuese fare, kurse tani, me sa duket, do të kemi dy të tilla njëherësh. Njërën, sipas Edi Ramës, dhe tjetrën, sipas Ilir Metës.

E sigurt është se që të dyja po ngrihen për të mbrojtur interesin publik, ndaj dhe protagonistët duhen falenderuar me gjithë zemër për kontributin dhe sakrificën.

Problemi i vetëm që ka dalë është se pse të mos kishim edhe një Gjykatë Kushtetuese tjetër, sipas Lulzim Bashës. Me këtë rast, ekuilibri do të ishte i plotë, por edhe suksesi i garantuar.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022043943405151
array(1) { ["section"]=> string(118) "pse-te-mos-kemi-3-gjykata-kushtetuese-ironizon-patozi-njeres-sipas-rames-tjetren-sipas-metes-mos-harroni-bashen-185773" }