“Pse të vlerësoj më shumë Venecian se gazetaren?”, Meta: Më gjeni shkeljen dhe jap dorëheqjen

Publikuar tek: politike, më 21:14 10-10-2019 “Pse të vlerësoj më shumë Venecian se gazetaren?”, Meta: Më gjeni shkeljen dhe jap dorëheqjen Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta thotë se nuk ka kryer asnjë shkelje të Kushtetutës dhe nuk merr për bazë raportin e Komisionit të Venecias.

Në një intervistë me gazetaren Eni Vasili, Meta tha se është i gatshëm të japë dorëheqjen nëse gjendet një ligj i shkelur prej tij në Kushtetutë.

“Pse duhet të vlerësoj më shumë Venecian se Eni Vasilin, ma gjej ti një ligj këtu në Kushtetutë që presidenti e ka shkelur dhe unë jap dorëheqjen. E gjitha është propagandë nga maxhoranca, parlamenti nga qeveria, të gjithë. Do të të jap unë ty një shkelje të qartë të Kushtetutës, Neni 155, Financat Publike. Ky parlament që ka sjellë vetëm pasoja negative për qytetarët e shqipërisë, ka miratuar një ndryshim për taksën e dividentit duke i dhënë fuqi prapavepruese, duke favorizuar në mënyrë anti-kushtetuese një kategori të caktuar, dhe duke diskriminuar ata që kanë paguar 15%. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese, a i kemi sytë në ballë apo s’i kemi? E vërteta është që ky parlament ka bërë këtë shkelje flagrante me faturë dhjetra miliona euro për qytetarët shqiptarë”, deklaroi Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075738430023193
array(1) { ["section"]=> string(95) "pse-te-vleresoj-me-shume-venecian-se-gazetaren-meta-me-gjeni-shkeljen-dhe-jap-doreheqjen-181571" }