Pse u ARRESTUA sot Sarkozy, ZBARDHET SKEMA: 50 mln EURO nga Gedafi përmes trafikantit të armëve në ZVICËR (E PLOTË)

Publikuar tek: bota, më 09:43 20-03-2018 Pse u ARRESTUA sot Sarkozy, ZBARDHET SKEMA: 50 mln EURO nga Gedafi përmes trafikantit të armëve në ZVICËR (E PLOTË) Ish-Presidenti Sarkozy me Geddafin

Ish-presidenti francez Sarkozy akuzohet për marrjen e 42 milionë paundëve pagesë nga ish-diktatori i Libisë, Kolonel Gaddafi, raporton Daily Mail.

63-vjecari u arrestua nga policia juridike në Paris dhe u dërgua në zyrat qendrore në Nanterre. Sarkozi thuhet se ka marrë paratë në 2007 gjatë zgjedhjeve presidenciale që e ngjitën atë në pushtet edhe për një mandat tjetër pesë vjeçar. Ligji francez i ndalon kandidatët që të marrin para cash më shumë se 6300 paund, por donacioni shumë i madh thuhet se ka kaluar nëpërmjet llogarive bankare në Panama dhe Zvicër. Sarkozi është nën presionin për të shpjeguar veten dhe do të akuzohet për korrupsion brenda 48 orëve të ardhshme, raporton newsbomb.al.

Një dokument që është bërë publik në Paris tregon se lideri francez dhe ish-diktatori i Libisë kanë bërë një marrëveshje ilegale financiare. E shkruar në arabisht dhe e firmosur nga Mussa Kussa, ish-shefi i inteligjencës libiane në 2006, i referohet një marrëveshje në princip për të mbështetur fushatën e kandidatit të zgjedhjeve presidenciale, Nicolas Sarkozy me një shumë ekuivalente prej 50 milionë eurosh. Disa prova paraprake u zbuluan fillimisht nga anëtarët e Këshillit Kombëtar kalimtar të Libisë, në faqen e lajmeve francize Mediapart. Një njoftim qeveritar ndërmjet letrave të tjera tregon për një numër të madh vizitash në Libi nga Sarkozi dhe kolegët e tij, të cilat kishin për qëllim sigurimin e fondeve.

Një, thuhet se ka ndodhur në 6 tetor 2005, “financim për fushatën e NS” duke u “paguar të gjitha” që mendohet se është një referencë ndaj Sarkozy. Në atë kohë, Sarkozy ishte një ministër I brendshëm ambicioz që mblidhte para për fushatën e vet presidenciale, edhe pse marrja e parave cash do të thyente ligjet financiare në vend. Mediapart, media që ka nxjerrë për herë të parë dokumentin thotë se 50 milionë euro i referohen një shënimi të dalë nga një llogari duke përfshirë edhe një zvicerane që është hapur në emër të motreës së Jean Francois Cope, liderit të partisë së Sarkozi, që tani është me republikanët. Paratë u dhanë nëpërmjet një tregtari armësh të quajtur Ziad Takieddine, që ishte ndërmjet despotëve arabë e politikanëve francezë.

Lajmet e mëvoshme thanë se djali I Gadafit Saif Al Islam Gaddafi ka thënë se Libia kishte financuar në zgjedhjen e Sarkozy. Saif Al Islam që tashmë mbahet nga regjimi libian tha: Sarkozy fillimisht duhet të sjellë paratë mbrapsh në Libi që I mori për fushatën e vet. Ne e kemi financuar. Gjithcka filloi me dyshime kur Gadaffi u nderua në një vizitë shtetërore në Paris në fund të vitit 2007. Ai u konsiderua si një “lider vëlla” nga presidenti francez dhe u lejua të ngrejë cadrën e vet në Pallatin Elysee, shkruan newsbomb.al.

Dëshmitë inkriminuese që do ti kalojnë tashmë policisë francize dolën përmes hetimit që po bëhej me trafikantin e armëve Takieddines. Mjeku i tij Didier Grosskopf tha se ishte deshmitar i negociatave për financimin. Si ish kreu I shtetit francez Sarkozi nuk mund të ndiqej penalisht gjatë kohës që ishte në detyrë, por policët bënë një bastisje në shtëpinë e tij në Patis disa ditë pasi humbi zgjedhjet presidenciale 2012. Në fillim të pranverës 2011, Sarkozi u rikthye” mikut të tij Gaddafi.

Avionët francezë ishin të parët që sulmuan tanket e Gaddafit në një fushatë ushtarake që përfundoi me vrasjen e udhëheqësit libian. Që nga humbja e zgjedhjeve presidenciale me rivalin socialist Hollande, Sarkozi ka jetuar në Paris me gruan e tij të tretë, ish supermodelen e këngëtaren Karla Bruni. Ai është përpjekur të rikthehet në pushtet, por ka dështuar. Një burim në Nanterre tha: Sarkozi mund të mbahet në paraburgim deri në 48 orë. Periudha e tij e paraburgimit filloi të martën në mëngjes./ newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet ish Presidenti francez Nikola Sarkozy
ALARMANTE/ Kompania londineze ka përdorur të dhënat e 50 mln përdoruesve të Facebook, nga ndikimi në zgjedhjet presidenciale te vajzat ukrainase »
Article Logic
Execution time: 0.0097150802612305
array(1) { ["section"]=> string(118) "pse-u-arrestua-sot-sarkozy-zbardhet-skema-50-mln-euro-nga-gedafi-permes-trafikantit-te-armeve-ne-zvicer-e-plote-113859" }