Zv.ministri i Financave Besart Kadia është përfshirë në një debat sot në "open" me ekspertin e arsimit në PD, Ndriçim Mehmeti, lidhur me mbylljen e pjesshme të shkollave.
Mehmeti nuk dha një ide të qartë lidhur me qendrimin e PD apo dhe të tijin si ekspert arsimi, por kërkoi me ngulm arsyen e vendimit të MSH, dhe pse shefja e ISHP tha se është rritja e numrit të fëmijëve të sëmurë me viroza respiratore.
Pjesë nga debati:
Kadia: Ju keni propozar 5 pika dhe një ndër 5 pikat është që të investohet në mësimin online. Cili është qëndrimi juaj? Shehi tha është pro hapjes së shkollave. Cili është qëndrimi juaj? Keni dy qëndrime në tavolinë.
Mehmeti: Nuk ka kuptim që bëhet ky ndryshim brenda 24 orëve. Kjo është pyetja që kërkon përgjigje.
Kadia: Ishe në studio ti? Ta thanë ekspertët, janë shtuar virozat.
Mehmeti: Viroza ka pasur edhe më përpara. Edhe vitin e kaluar, edhe vitet e tjera por nuk kemi diskutuar për mbylljen e shkollës.
Kadia: Jemi në një situatë që po na imponohet. Pas rekomandimit nga shëndetësia, ju si ekspert arsimi çfarë rekomandoni?
Mehmeti: Çfarë se s’po të kuptoj?
Kadia: Çfarë do bëni me shkollat, çfarë qendrimi do merrni meqësnëse qeveria është e papërgatitur? Shtoni dhe një pikë të gjashtë te pikat tuaja.
Mehmeti: I kemi sugjeruar që në mars.
Kadia: Azhornohuni se jeni mbrapa, janë marrë masat dhe janë aplikuar. Jeni duke bërë politikë shqeto.
Mehmetaj: Unë kam një plan të qartë.
Kadia: Lëre politikën, je në debat publik. Çfarë do bënit ju si ekspert arsimi? Kështu si po diskutohet, nëse do flasim për familjet shqiptare, të paktën të jemi të gjithë bashkë. Na intereson të zgjidhet problemi.
Mehmeti: Shkollat nuk duhet të mbyllen, por duhet të ketë një kujdes të veçantë.
Vasili: Po thoni që duhet të jenë hapur dhe jo online?
Mehmeti: E kemi thënë që në shtator.
Vasili: Sot sot.
Mehmeti: Ne nuk kemi debat të rrinë hapur apo mbyllur.
Kadia: Ka ardhur i papërgatitur. Vetëm për debat politik. Mos u lodh më.
Mehmeti: Na tregoni pse e keni marrë këtë vendim.
***
Lexo edhe: Ish-ministri i Shëndetësisë tregon nëse do të ketë apo jo një mbyllje të përgjithshme të shkollave