Pse u thirrët në Hagë? Thaçi zbulon të vërtetën: Gjithçka ka ndodhur për Luftën e UÇK-së

Publikuar tek: rajon, më 22:26 26-10-2020 Pse u thirrët në Hagë? Thaçi zbulon të vërtetën: Gjithçka ka ndodhur për Luftën e UÇK-së Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, foli në emisionin “Real Story” lidhur me krimet serbe dhe marrjen e tij në pyetje nga Gjykata e Hagës.

Sa i takon pyetjeve nga prokurorët, Thaçi theksoi se nuk ka asnjë akuzë politike ndaj tij, por gjithçka ka ndodhur për luftën e UÇK.

“Dhuna në Kosovë nga ana e Serbisë, gjenocidi, ka adresë, është shteti i Serbisë, jo individë. Ata kanë funksionuar si shtet, Parlamenti, qeveria, shtabi, policia, ushtria, etj, etj. Unë besoj se një ditë rrëfimi im në gjykatë do të jepet hapur, ku do të mund ta dëgjojnë të gjithë ballafaqimin tim. Jam pyetur për gjëra që ata kanë menduar se i di. Kanë qenë gjëra që ne bashkë i kemi kërkuar dhe gjetur edhe në google. Unë nuk kam pasur asnjë akuzë politikisht, por vetëm për rolin tim në luftën e UÇK”, tha Presidenti Thaçi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 45-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë brenda në kamion, dyshohet se ka ditë që ka vdekur...
»
Article Logic
Execution time: 0.01064395904541
array(1) { ["section"]=> string(77) "pse-u-thirret-ne-hage-thaci-zbulon-te-verteten-gjithcka-ka-ndodhur-per-225282" }