Psikologia tregon ngjarjen e ‘shëmtuar’: Babait tim i vodhën sendet personale kur…

Publikuar tek: aktualitet, më 23:40 27-01-2021 Psikologia tregon ngjarjen e ‘shëmtuar’: Babait tim i vodhën sendet personale kur… Brunilda Luboviti

Psikologia Brunilda Laboviti ka treguar një tjetër rast ku mjekët kanë 'futur duart' në xhepat e pacientëve kur gjendeshin të shtruar në spital.  

Në emisionin "Aktualitet", Laboviti tha se babait të saj pas një aksidenti me motor dhe ishte i pavetëdijshëm i janë vjedhur sendet personale.

Ndërkaq, sipas saj këto vitet e fundit shoqëria po shpërfytyrohet dhe kjo është një nga arsyet se pse njerëzit zgjedhin të ikin nga Shqipëria.

“Kjo është një situatë e cila e komplikon ose ngjarje dhe situata specifike të cilat janë shumë të shëmtuara, por që e komplikojnë dhe e rëndojnë akoma më shumë situatën gjatë periudhës kovidiane. Normalisht fenomene të tilla kanë ekzistuar, ekzistojnë, por ne po e shofim haptazi domethënë edhe  kaq dukshëm saqë njerëzve tani dhe nuk ju bënë më dhe përshtypje edhe kur e dëgjojnë  domethënë ju duket si e zakonshme që ti të shtrohesh në spital dhe të vjedhin nga portofoli lekët.

Kam edhe rast personal. Ka ndodhur disa vite më përpara ku babai im ka bërë një aksident pasi ka qenë me motorë duke udhëtuar, nga hemorogjia cerebrale u aksidentu dhe i kanë vjedhur sendet personale. Ne shkojmë në spital sepse ne normalisht nuk e dimë se ku mund të kemi një aksident, ne nuk e dimë se ku mund të përfundojmë dhe imagjino në çfarë konteksti jetojmë dhe në çfarë shoqërie kaq të ashpër dhe kaq të egër. Domethënë ne jemi bërë këto vitet e fundit po bëhemi shpërfytyrim shoqërorë dhe social saqë njerëzit prandaj zgjedhin që të ikin nga Shqipëria”- u shpreh psikologia.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Infektimi i Piperos krijon polemika, më në fund Brataj tregon: Vaksina na mbron pas...
Balluku-Zingraf firmosin tre marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Gjermanisë »
Article Logic
Execution time: 0.011836051940918
array(1) { ["section"]=> string(85) "psikologia-tregon-ngjarjen-e-shemtuar-babait-tim-i-vodhen-sendet-personale-kur-236669" }