Publicisti Besnik Mustafa takon në Paris piktorin e njohur shqiptar Omer Kaleshi, zbulon detajin e veçantë (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:05 14-02-2020 Publicisti Besnik Mustafa takon në Paris piktorin e njohur shqiptar Omer Kaleshi, zbulon detajin e veçantë (FOTO) Besnik Mustafaj - Piktori Omer Kaleshi

Publicisti Besnik Mustafaj ka publikuar në profilin e tij disa foto me Omer Kaleshin, piktorin e njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Teksa shkruan se ka drekuar sot me mikun e tij dhe piktorin e njohur Kaleshi, Mustafaj zbulon dhe një detaj të veçantë. Mbi tavolinën ku ata drekojnë në restorantin “Canon des Gobelins”, është e vendosur një pllakëz metalike e personalizuar dhe që mban emrin e Omer Kaleshit.

“Sot në Paris në drekë me mikun e hershëm e të përhershëm, piktorin e mrekullueshëm Omer Kaleshi, në Restorantin « Canon des Gobelins », ku prej shumë vitesh ka një tavolinë dedikuar atij, gjë që në Paris u bëhet vetëm artistëve të mëdhenj”, shkruan Besnik Mustafaj, ndërsa shpërndan dhe foto nga dreka me piktorin e njohur shqiptar Omer Kaleshi.

86497964_10157028901531527_8469744068274946048_n.jpg85181955_10157028901621527_7324822803545325568_n.jpg86187711_10157028901536527_5092370211210788864_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097811222076416
array(1) { ["section"]=> string(117) "publicisti-besnik-mustafa-takon-ne-paris-piktorin-e-njohur-shqiptar-omer-kaleshi-zbulon-detajin-e-vecante-foto-195224" }